peoplepill id: aristotle-spiro
AS
1 views today
4 views this week
Aristotle Spiro

Aristotle Spiro

The basics

Quick Facts

The details (from wikipedia)

Biography

Aristotel Spiro lindi në vitin 1963 në Finiq, Sarandë, Shqipëri, është gjuhëtar, pedagog, poet dhe përkthyes.

Aristotel Spiro (gr. Αριστοτέλης Σπύρου) u diplomua më 1986 në Institutin e Lartë Pedagogjik "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit, në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Nga 1986-1992 punoi si pedagog në të njëjtin fakultet. Njëkohësisht ndoqi leksione pasuniversitare në Universitetin e Tiranës (1987-1989).

Në vitet 1992-2008 ka jetuar kryesisht në Athinë. Pasi fitoi një bursë nga Fondacioni "Aleksandër S. Onassis", studioi dhe hartoi doktoratën me temë "Të folmet greke të krahinës së Delvinës dhe Sarandës", të cilën e mbrojti me sukses në degën e gjuhësisë të Fakultetit Filozofik pranë Universitetit të Athinës në vitin 2000.

Ka përkthyer letërsi greke në shqip.

Që prej vitit 2008 është lektor i gjuhës greke në Universitetin e Tiranës, Shqipëri.

A. Spiro është themelues i Lidhjes Filologjike Shqiptaro-Greke (1997) dhe kryeredaktor i revistës së studimeve filologjike shqiptaro-greke Albanohellenica.

Tituj të veprave

  • "Në festën erotike" - poezi, Athinë: Alcaeus, 2001
  • Shqipja dhe greqishtja - Probleme të shqipfolësve gjatë mësimit të gjuhës greke - Athinë: Universiteti i Athinës, 2003
  • Të folmet greke të krahinës së Delvinës dhe Sarandës - Athinë: Universiteti i Athinës - Fondacioni Saripoleion, 2008
  • "Дневник от каменната епоха" ("Ditar i epokës së gurit") përkthyer në bullgarisht nga Tonka Georgieva - poezi, Athinë: Alcaeus, 2008
  • "Shqip" Sprova gjuhësore dhe artikuj, Athinë: Alcaeus, 2010.
  • (ed.) "Dekodifikime dhe rikodifikime: aspekte të përshkrimit gjuhësor dhe komunikimit ndërkulturor",Albanohellenica Philological series. Athens: Albanian-Greek Association of Philology, 2012
  • "Rrugëtime shqiptaro-greke" Studime dhe artikuj për gjuhën, kulturën dhe përkthimin, Tiranë: Onufri, 2016.

Përkthime letrare

  • Kucohera, Leta. Visore rrjedhëse, poezi (Titulli i origjinalit: Τοπία ρέοντα). Elbasan: Onufri, 1994.
  • Fotiadhu - Balafuti, Jota. Me hënë të plotë ti u ngjize (Titulli i origjinalit: Πανσέληνος η σύλληψή σου). Athinë: Alcaeus, 2002.
  • Kavafis, Kostandin, Vepra poetike (Titulli i origjinalit: Άπαντα τα Ποιητικά), Tiranë: Pegi, 2010 (Përkthyer, pajisur me parathënie, shënime kritike dhe pasthënie nga Aristotel Spiro)
  • Euripidi, Elektra (Titulli i origjinalit: Ηλέκτρα), Tiranë: Onufri, 2014 (Përkthyer dhe pajisur me parathënie nga Aristotel Spiro). ISBN 9789928164988.
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Aristotle Spiro is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Aristotle Spiro
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes