peoplepill id: ardian-jashari
AJ
3 views today
3 views this week
The basics

Quick Facts

Work field
The details (from wikipedia)

Biography

Ardian Jashari është themelues dhe partner menaxhues në kompaninë konsulente MDA - Management and Development Associates ([1]), e themeluar në vitin 2001 në Prishtinë, Kosovë.

Bashkëpunëtor në krijimin e programeve trajnuese të menaxhmentit për sektorët privatë dhe publikë të Kosovës, me më shumë se 2500 përfitues individual gjatë 6 viteve të fundit. Trajnimi përbëhet nga aftësitë e përgjithshme (menaxhmenti i kohës, prezantimi efektiv, negocimi, komunikimi interpersonal), aftësitë funksionale (shitja, marketingu, menaxhmenti kualitativ, etj), kompetencat dhe aftësitë menaxheriale (analiza e situatës, zgjedhja e problemeve, marrja e vendimeve, menaxhimi i projekteve) deri te aftësitë udhëheqëse dhe vlerat (ndërtimi i ekipit, puna në grupe, menaxhimi i ndryshimeve, afarizmi, menaxhimi i konflikteve, menaxhimi i krizave dhe etika afariste).

Ardiani është menaxher i projekteve me mbi 10 vite përvojë në konsulencë menaxhmenti dhe trajnime ekzekutive për menaxhment. Ardiani ka përvojë të dëshmuar në menaxhimin e projekteve të kombinuar me edukim të nivelit MBA nga shkolla e menaxhmentit në Slloveni, IEDC - Bled School of Management ([2]), e njohur si më e mira në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ardiani ka përfunduar studimet universitare në SHBA më vitin 2000 në Bluffton University ([3]) me studime në administrimin e biznesit dhe shkencat kompjuterike.

Që nga viti 2001, Ardiani ka ligjëruar në programe të ndryshme të trajnimeve në fusha të ndryshme të Menaxhmentit të Avancuar. Poashtu, ai ka shërbyer si konsulent i kompanisë BearingPoint Barents Group në një detyrë në Projektin e Librit të Thesarit (FreeBalance) në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave ([4]).

Ardiani është anëtar i Institutit për Menaxhimin e Projekteve - PMI ([5]), anëtar i komitetit drejtues të Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës dhe është certifikuar nga Organizata Evropiane e Kualitetit me titullin Menaxher i sistemeve të kualitetit.

Ardiani shërben si konsulent në projekte të ndryshme në fushën e financave publike, qeverisjes lokale dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në të kaluarën, Ardiani ofroi shërbime të konsulencës në biznes për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Kosovë duke përfshirë shkruarjen e biznes planeve dhe planeve të marketingut për bizneset e vogla, përgatitjen e propozimeve për kreditim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përgatitjen e projekt propozimeve dhe kërkesave për donacione për OJQtë lokale.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Ardian Jashari is in following lists

By work and/or country

comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Ardian Jashari
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes