Quantcast
peoplepill id: valter-shtylla
VS
1 views today
1 views this week
Valter Shtylla

Valter Shtylla

Valter Shtylla
The basics

Quick Facts

From Albania
The details (from wikipedia)

Biography

Valter Shtylla specialist shqiptar i monumenteve të kulturës. Ka lindur në Tironë më 21 maj të vitit 1942. Ai është pjesë e Institutit të Monumenteve dhe punon në këtë institucion që në kohën kur ky i fundit u krijua, më 1965-ën. Në vitin 1970, Shtylla ka kryer Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet, duke vazhduar edhe punën si punonjës shkencor në sektorët e monumenteve të arkitekturës antike dhe mesjetare. Gjatë viteve të para të punës së tij në sektorin e lartpërmendur, ai ka kryer aktivitete në terren në të gjithë Republikën, për gjurmimin, seleksionimin dhe vënien në mbrojtje nga shteti të vlerave të ndryshme të trashëgimisë kulturore, siç ishin objektet e kultit dhe ato të hershme inxhinierike, si dhe për konservimin e monumenteve të kultit. Në fushën e studimeve, objekt i prof. Valter Shtyllës kanë qenë ndërtimet e hershme inxhinierike si: rrugët, urat, ujësjellësit, banjat etj., duke realizuar kështu një dokumentacion të pasur grafik dhe fotografik për arkivin e institutit. Në këtë fushë, Shtylla ka botuar rreth 40 artikuj studimorë në organe të ndryshme të shtypit dhe kryesisht në revista e buletine shkencore, brenda dhe jashtë shtetit. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare të ndryshme me kumtesa dhe diskutime mbi pasurinë kombëtare kulturore shqiptare. Gjatë viteve ‘94-‘97 ai ka qenë në detyrën e drejtorit të Institutit të Monumenteve. Që prej 20 vjetësh Shtylla gëzon të drejtën e mbajtjes së titullit "Doktor i Shkencave" dhe "Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor", ndërsa prej vitit 1995 ai mban titullin "Profesor Doktor".

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 01 Jan 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes