peoplepill id: valdrin-lluka
VL
Albania
1 views today
1 views this week
Valdrin Lluka
Albanian politician

Valdrin Lluka

The basics

Quick Facts

Intro
Albanian politician
Work field
The details (from wikipedia)

Biography

Valdrin Lluka është një ekzekutiv dhe sipërmarrës me mbi 12 vite eksperiencë në zhvillimin e sektorit privat, lidership dhe konsulencë menaxheriale. Ai mbanë titullin Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti i Minesotës (Carlson School of Management) dhe Ekonomist nga Universiteti Amerikan në Bullgari.

Gjatë eksperiencës së tij profesionale, Lluka ka dëshmuar aftësi për të zhvilluar, implementuar dhe menaxhuar aktivitete inovative promocionale për të tërhequr investime të huaja direkte në Kosovë dhe për të promovuar prodhimet vendore jashtë vendit përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), agjenci qeveritare nën Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku ai shërbej për 4 vite në kapacitetin e Kryeshefit Ekzekutiv.

Lluka ka udhëhequr Këshillin Kombëtar të Zonave Ekonomike, i emëruar nga Kabineti i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ka shërbyer në disa borde për zhvillim ekonomik, brenda dhe jashtë Kosovës. Ka eksperiencë të gjerë me ndërtimin e brendeve, në nivel të kompanisë dhe shtetëror, dhe aftësi të mira analitike, komunikative, prezantuese dhe organizative, kryesisht të fituara përmes trajnimeve të ndryshme dhe projekteve në konsulencë menaxheriale në Kosovë dhe SHBA.

Lluka së fundmi ka udhëhequr disa projekte në prodhim të produkteve të freskëta dhe të procesuara, duke punësuar mbi 200 punëtor dhe eksportuar 100% të prodhimit në tregjet e Bashkimit Evropian. Për më tepër, Lluka ligjëron lëndën e Ndërmarrësisë në Kolegjin Universum në Prishtinë, duke e kombinuar eksperiencën e tij me njohuritë më të fundit të ndërmarrësisë nga literaturat bashkëkohore.

Ai gjithashtu është i angazhuar vullnetarisht si bashkudhëheqës i Bordit të Fondit Kosovaro Amerikan të Edukimit (KAEF), fond ky i dedikuar për zhvillimin afat-gjatë ekonomik të Kosovës përmes edukimit të qytetarëve në top universitete Amerikane në nivelin Master.


Referimet

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 01 Jan 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Valdrin Lluka is in following lists

By work and/or country

comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Reference sources
References
Valdrin Lluka
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes