peoplepill id: sulejman-starova-1
SS
Albania
1 views today
1 views this week
Sulejman Starova
econoom uit Albanië

Sulejman Starova

The basics

Quick Facts

Intro
econoom uit Albanië
Work field
Gender
Male
Birth
The details (from wikipedia)

Biography

Sulejman ose Sylejman Starova (Starovë, 1874 - Korçë, 1 korrik 1934) ka qenë financier dhe ministër i shtetit shqiptar. Për ndihmesën në çështjen kombëtare Këshilli i Komunës Buçimas Pogradec i dha titullin ''Qytetar Nderi'' i Komunës Buçimas.

Biografia

Mësimet e para i mori në vëndlindje dhe në Manastir, më tej shkoi në Stamboll, qytet ku mbaroi studimet e larta në financë. Deri në fund të vitit 1912 punoi si bankier në Stamboll, më ndërmjetësinë e legatës frënge arrin të kthehet në atdhe.

Më 1913-1920 punoi nëpunës finance i administratës shqiptare. Më 1920 filloi punë si këshilltar në Ministrinë e Financave. Më 1921 iu dha portofoli i ministrit të Financave në qeverinë tranzitore Kosturi.

Dhjetorin e 1923 kandidoi si deputet i prefekturës së Korçës, u rizgjodh më 1925 dhe 1928. U riemërua ministër i Financave në qeveritë e udhëhequra jozyrtarisht nga Tutulani nga 27 shtator 1925 deri më 10 shkurt 1927 dhe Vrioni nga 26 tetor 1927 deri më 11 maj 1928.

Sulejman Starova vuante nga tuberkulozi dhe kjo sëmundje e bëri dhe që të ndahej nga jeta në vitin 1934 në Korçë.

Pas vdekjes së tij fëmijët iu rritën dhe arsimuan dhe gjatë luftes nacional çlirimtaredjali i tij i madh Petriti iu bashkua çetës së Partizanëve.

Referencat

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 219.  9789994356225. 
  2. ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 - Republika e Shqipërisë KUVENDI . Tiranë 2005
The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 20 Sep 2019. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Sulejman Starova is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Reference sources
References
Sulejman Starova
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes