Quantcast
peoplepill id: nexhat-libohova
NL
1 views today
1 views this week
Nexhat Libohova
Albanian politician and qadi

Nexhat Libohova

Nexhat Libohova
The basics

Quick Facts

Intro Albanian politician and qadi
Was Judge Qadi Politician
From Albania
Field Law Religion Politics
Gender male
Birth 1877, Libohovë
Death 25 May 1915, Shkallnur (aged 38 years)
The details (from wikipedia)

Biography

Nexhat efendi Çomo i njohur si Nexhat Libohova (Libohovë, 1877 - Shkallnuer, 26 maj 1915) ka qenë kadi në Perandorinë Osmane, ministër i shtetit shqiptar dhe njëherësh ministri i parë i vrarë në historinë e shtetit shqiptar.

Biografia

U lind në Libohovë më 1877. Kreu shkollën e lartë në Hukúk (Fakulteti i Drejtësisë) në Stamboll më 1904. Punoi si gjyqtar në sistemin e drejtësisë të Perandorisë Osmane në vitet 1904-1913.

Më 1913 u kthye në Shqipëri, ku nisi punë sekretar në kryeministri të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më pas, në kapërcyellin 1913-'14 ishte zëvendësisht prefekt dhe më pas prefekt i Durrësit me të gjitha tagret. Qe në radhën e atyre që u larguan nga Ismail Qemali dhe iu afruan Pleqsisë së Durrësit të Esad pashë Toptanit. Me kthimin e Esad Pashës në fuqi pas intrigave që iu bënë në Durrës, caktoi Nexhatin ministër i Financave i kabinetit të tij, ndër të paktit që ngeli me Esad Pashën pas Pleqsisë së Durrësit.

Për shkak të çështjeve të brendshme, abuzimeve me vëniet e drejtësisë, fërkimeve që kishte pasë me ministrin e Punëve të Brendshme Shahin Dino dhe simpative filo-austrohungareze që kishte vetë, kryeministri dha urdhër ta torturonin. U dërgua në Shkallnuer, ku u rrah deri në vdekje.

Referencat

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 171.  9789994356225. 
  2. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. f. 71.  978-9928-140-54-8. 
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikës. Tiranë: 55. f. 10–11.  978-99943-56-43-0. 
The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 08 Sep 2019. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Sections Nexhat Libohova

arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes