peoplepill id: kristaq-prifti
KP
Albania
1 views today
1 views this week
Kristaq Prifti
Albanian historian

Kristaq Prifti

The basics

Quick Facts

Intro
Albanian historian
Work field
Place of birth
Berat, Albania
Age
85 years
The details (from wikipedia)

Biography

Kristaq Prifti ka lindur në Berat në 21 janar 1932. Historian dhe akademik shqiptar. Ai ka mbaruar studimet e larta në Moskë në fushën e historiografisë dhe pas kthimit në atdhe punoi si pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ishte një prej profesorëve themelues të këtij universiteti, ku kreu disa detyra, si përgjegjës i katedrës së historisë, zëvendësdekan dhe dekan. Që nga viti 1982 ka qenë kërkues shkencor në Institutin e Historisë dhe në vitet 1991-1993 drejtor i tij. Përveç mësimdhënies në UT, Kristaq Prifti ka mbajtur ligjërata edhe në Universitetin e Prishtinës.

Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore të akademikut Kristaq Prifti, në kuadër të historisë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare deri në themelimin e shtetit shqiptar, janë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Pejës, shqiptarët në periudhën e revolucionit xhonturk, lëvizja politike-kulturore në Shqipëri në prag të Pavarësisë, Kongresi i Manastirit dhe njësimi i alfabetit të shqipes, shpallja e Pavarësisë dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Në dekadat e fundme veprimtaria e Kristaq Priftit u shtri edhe në historinë e Kosovës në shek. XX, sidomos në zhvillimin demografik të saj. Kërkimet e tij në këto fusha janë përmbyllur me studime të plota monografike. U nda nga jeta më 10 dhjetor 2017.

Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 01 Jan 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Kristaq Prifti is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Kristaq Prifti
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes