peoplepill id: jozef-zamputti
JZ
Albania
1 views today
1 views this week
Jozef Zamputti
Albanian teacher

Jozef Zamputti

The basics

Quick Facts

Intro
Albanian teacher
Work field
Birth
1946, Shkodër, Albania
Age
78 years
The details (from wikipedia)

Biography

Jozef Zamputti (Shkodër, 6 nëntor 1946) është profesor matematike dhe regjistrues këngësh dhe koncertesh. Është i biri i medievistit Injac Zamputti.
Është diplomuar për Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë më 1968.Ai jeton ne Itali, në Romë.

Ka regjistruar sistematikisht informacionet per të tridhjetë Festivalet e para te Këngës në Radio-televizion. E filloi këtë aktivitet në adoleshencë, me Festivalin e 1-rë, dhe e vazhdoi deri në largim nga Shqiperia në fillim të viteve '90, me Festivalin e 30-të të këngës.

Shënimet janë mbajtur ndërkohë që kryhej transmetimi direkt ne radio apo televizion.Nëpërmjet tyre ai ka krijuar një arkiv të plotë vetjak, me informacionet për autorët e interpretuesit e krijimeve.Shenimet janë në dorëshkrim, të pabotuara.

Zamputti ka vite qe aktivizohet në platformën Youtube të Google specifikisht në publikim të informacioneve mbi secilën këngë (festivali 1rë - 30të) hedhur si videoklip në këtë medium, duke kontribuar mjaft në njohuritë historike rreth festivaleve, muzikës së lehtë, kompozitorëve, etj.

Në sajë të veprimtarisë së tij, shënimet në Youtube mbi Festivalet 1-30 në RTSH përbëjnë burim informimi e referencë të besueshme. Zamputti njëlloj mbajti shënime për Koncertet e Pranverës "Kur vjen pranvera" nga edicioni i parë 1985 deri në vitin 1990.

Festivalet (1962-1991) dhe Koncertet e Pranverës (1985-1990) të shoqëruar me ndonjë koment janë hedhur nga ai vetë në Wikipedia..

Shënimet e Festivaleve

Fletoret e shënimeve jane gjithsej 6 dhe çdo fletore ka gjysmën me festivalet e Sanremos e gjysmën me festivalet shqiptare, sepse i ka filluar me festivalet e Sanremos (1961), pa e ditur se do të fillonin edhe festivalet e RTSH (1962). Sa për festivalet e Sanremos nuk ka ç'të shtohet në Wikipedia sepse i kanë hedhur vetë italianët me një saktësi të admirueshme. Ndryshimi me festivalet e Sanremos në Wikipedia është se nëfestivalet tona (1-30) këngët janë në tabela sipas radhës së interpretimit, sepse janë mbajtur shënim drejtperdrejt kur transmetoheshin.

Referimet

Lidhje të jashtme

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 03 Mar 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Jozef Zamputti is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Reference sources
References
Jozef Zamputti
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes