peoplepill id: baba-qazim-bakalli
BQB
Kosovo
1 views today
1 views this week
Baba Qazim Bakalli
Kosovan translator

Baba Qazim Bakalli

The basics

Quick Facts

Intro
Kosovan translator
From
Gender
Male
Birth
Place of birth
Gjakova, Kosovo
Death
1981 (aged 86 years)
Age
86 years
The details (from wikipedia)

Biography

Baba Qazim Bakalli (Gjakovë, 1895 - 15 shkurt 1981) ka qenë imam dhe babà i tarikatit bektashi, intelektual, shkrimtar dhe atdhetar shqiptar.

Biografia

U lind në Gjakovë, në gjirin e familjes së Bakallëve të fisit Thaç. Në vendlindje mori mësimet e para në mejtep dhe më pas vijoi shkollën "Darul Mualiminë" në Shkup, asokohe qendra e Vilajetit. Bakalli, në fillim, kur njësitë autro-hungareze i përzunë serbët, më 1915-1918, shërbeu si mësues në Gjakovë. Kur Sërbia e ripushtoi Kosovën me 1918,  Qazim Bakalli, si shumë  intelektualë, atdhetarë të tjerë të Gjakovës, doli në Shqipëri.

Shërbeu si mësues në Lumë, si nëpunës në Bytyç, e herë si sekretar. Më vonë u dorëzua në tarikatin Bektashi në Fushë Krujë, ku u vesh dervish nga Haxhi Mehmed Babai. Ka shërbyer si dervish edhe në teqen e Elbasanit.

Nga Kryegjyshata e Tiranës, me vendim të Sali Nijazi Dedeit, udhëheqës i bektashinjve, në vitin 1940 emërohet në Tetovë si Baba. Mbas arrestimit që i bëhet në Tiranë dhe hetimeve të gjata që i bëhen në Shkup, me 1947, Baba Qazim Bakalli kthehet në vendlindje, në Gjakovë, ku shërben në Teqenë Bektashiane të Gjakovës deri sa ndërroi jetë më 15 shkurt 1981.

Veprat

Pasi biblioteka e tij e pasur u dogj bashkë me teqen e tyrben në Gjakovë, një përkthim i tij i "Divanit të Shemsi Tabrizit" të Rumiut u ruajt nga Vehap Shita në Prishtinë. U botua më 2007 nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Referimet

  1. ^ Yvejsi, Mexhid. "Baba Qazim Bakalli (1895 - 1981)". sa-kra.ch.
The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 25 Mar 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Baba Qazim Bakalli is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Reference sources
References
Baba Qazim Bakalli
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes