Zyhdi Morava
Quick Facts
Biography
Zyhdi Morava është shkrimtar shqiptar.
Zyhdi Morava lindi në fshatin Grace të Devollit, më 14 mars 1946. Internohet prej Tiranës në fshatin Yrshek, për motive politike. Për të njëjtat motive dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg. Dënimin e vuajti në Spaç. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste fillon të punojë për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Gjithashtu, në këto vite ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht në gazetën "Sindikalisti","E vërteta" dhe "Republika". Mbas vitit 1991 ka botuar shumë libra, si në gjininë e poezisë, ashtu edhe të prozës. Në morinë e veprave të tij mund të përmenden novela "Hingëllimat e shiut", ndërsa ndër romanet më të njohura janë: "E zhdukura", "Burri i të dashurës sime", "E veçanta e një dashurie", roman i cili u vlerësua me çmimin kombëtar "Penda e Argjendtë" si romani më i mirë për vitin 2005. Po atë vit Zyhdi Morava u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve (LSHA), të cilën e drejtoi për gati dy vjet. Në vitin 2006 Zyhdi Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës, me titullin "Mjeshtër i Madh".