Zihni Sako
Quick Facts
Biography
Zihni Sako (Gjirokastër, 27 mars 1912 - shkurt 1981) ka qenë folklorist dhe shkrimtar, profesor i shkencave i cili ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.
Biografia
Lindi në Gjirokastër më 1912. Është autori i njërit prej teksteve të parë të folklorit në shkollat e larta. Ndër veprat letrare të tij janë novela “Bereqeti”, “Ditë të gëzueshme”, disa vëllime me vjersha për fëmijë, vëllime me tregime etj. Ka kryer studimet e larta per filogji ne Universitetin e Athines ne vitet 1931 - 1936 dhe me pas u kthye ne Atdhe ku ka punuar fillimisht si mesuaes ne fshatret e Gjirokastres, Korces e Beratit dhe me vone ne vitet '40 ne Gjimnazin e Gjirokastres qe sot mban emrin e Asim Zenelit. Me pushtimin e vendit ne vitet e para te tij vazhdoi punen si mesues dhe me vone kaloi ne mal partizan ne çetat e Gjirokastres ku ka qene komisar i tyre. Ka kryer nje veprimatri te gjere patriotike duke luftuar deri ne çlirimin e vendit. Ka qene drejtues ne batalionet BabAbaz, Misto Mame, etj.me vone kaloi ne Brigaden e gjashte ku bente pjese ne Shtebin e saj ne seksionin politik.
Mbas mbarimit te luftes iu kthye punes dhe ka qene per disa kohe sekretar i pergjithshem i Ministrise se arsimit,pastaj ka shkuar ne Moske ku ka dhene mesimin e gjuhes shqipen ne Universitetin e Moskes dhe me vone u kthye ne Shqipëri fillimisht ne Institutin e SHkencave ku qe sekretar dhe drejtues i sektorit te folklorit.
Pas Kongresit IV të Partisë në Shqipëri më 1961 qe ndër shkruesit e artikujve të propagandës komuniste që orvateshin të shpjegonin lidhjen midis besimeve fetare dhe të ashtuquajturave modele të sundimit dhe shfrytëzimit.
Referencat
- ^ Hoxha, Çelo (2017). "Marrëdhëniet e besimeve fetare me shtetin komunist në Shqipëri krahasuar me regjimet e vendeve komuniste të Europës Lindore". Kërkime të reja për historinë e shqiptarëve. Qendra e Studimeve Albanologjike: 161. 9928141576.