peoplepill id: zhuliana-jorganxhi
ZJ
1 views today
1 views this week
Zhuliana Jorganxhi

Zhuliana Jorganxhi

The basics

Quick Facts

Work field
Gender
Female
Birth
Age
79 years
The details (from wikipedia)

Biography

Zhuliana Jorganxhi, lindi në Korçë në vitin 1946, është shkrimtare shqiptare.

Biografia

Zhuliana Jorganxhi lindi në qytetin e Korçës në vitin 1946, në një familje me tradita muzikore. Është një nga katër fëmijët e këngëtarit veteran "Artistit të Merituar" Gaqo Jorganxhi, që për 65 vjet këndoi pa rreshtur si solist dhe në grupin e mirënjohur të këngëve karakteristike korçare "LIRA".

Mësimet e para dhe ato të mesme i mbaroi në qytetin e lindjes më 1964. Më vonë ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës ,në fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi pranë Fakultetit të Shkencave Juridike, kursin dyvjeçar të gazetarisë, duke u diplomuar njëkohësisht si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe për shkollën e mesme dhe si gazetare.

Me njëherë mbas mbarimit të studimeve ka punuar për gjashtë vjet si gazetare në revistën "Shqiptarja e Re" dhe nga viti 1975 si redaktore letrare dhe poete e këngës në redaksinë e krijimtarisë dhe inçizimeve muzikore pranë Radiotelevizionit shqiptar. Aktivitetin e saj letrar e ka filluar në moshë të njomë dhe që prej moshës 17 vjeçare, poezitë e saj shohin dritën e botimit në gazeta dhe revista si "Drita", "Zëri i Rinisë", "nëntori" dhe "Les lettres albanaise" etj.

Ka botuar libra me poezi si "Net provimesh"(1969), "Rritje"(1971) ,"Lule në pemën e lirisë" (1982) dhe vëllimin me tregime për fëmijë "Fëmijët e teto Nastës"(1975). Ka marrë pjesë në konkurse letrare kombëtare dhe ka fituar dy herë çmimin e dytë dhe të tretë për poemat e saj.

Por, aktivitetin e saj më të madh, krahas poezisë dhe tregimit, e ka zhvilluar mbas vitit 1974 në gjininë e tekstit poetik të këngës.

Është autore e qindra teksteve poetike nëpër festivalet e këngës në Rtvsh dhe rrethet e Shqipërisë, në anketat dhe koncertet e Rtvsh si ai "Kur vjen pranvera", "Këngët e stinës", dekadat e Majit dhe në festivalet e fëmijëve në Tiranë dhe rrethe të ndryshme të Shqipërisë.Është fituese e gjashtë çmimeve të para dhe shumë të tjera.

Poezitë e saj janë botuar në Greqi, Rumani, Hollandë, Kosovë, Slloveni dhe Japoni. Në vitin 1996 iu dha Disku i Artë i Festivalit, kurse për 40 vjetorin e Festivalit të këngës në Rtvsh më 2001, ju dha "Çmimi i Karrierës".

Ndër tekstet poetike të këngës mund të përmendim: "Jon", "Se kënduam Let it bi", "Jeto dhe jetën time","Bashkëmoshatarët", "Në duart e nënës", "Jemi emri i vet jetës", "Kthehu për vete, për mua!" , "Ne, bijtë e lirisë" ( me këtë të fundit, në dhjetor të ' 90-tës, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e studentëve në sheshin, sot të quajtur "Demokracia"). Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashtë Atdheut në qytetin e Triestes të Italisë, por asnjë çast nuk ka ndërprerë lidhjet e saj artistike me vëndin e saj. Ajo ka marrë pjesë me tekstet e saj poetike në Festivalin e këngës triestine , si dhe bashkëpunon me kompozitorët dhe këngëtarët e vendit të saj nëpër festivale dhe për albumet e tyre muzikore.

Veprat

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Zhuliana Jorganxhi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Zhuliana Jorganxhi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes