peoplepill id: zekeria-rexha
ZR
Albania
1 views today
1 views this week
Zekeria Rexha
Albanian teacher and linguist

Zekeria Rexha

The basics

Quick Facts

Intro
Albanian teacher and linguist
Places
Gender
Male
Place of birth
Gjakova
Place of death
Tirana
Age
61 years
The details (from wikipedia)

Biography

Zekeria Rexha ishte veprimtar i arsimit shqip dhe gjuhëtar nga Kosova.

Jeta

Zekeria Rexha ka lindur në vitin 1910 në Gjakovë. Në moshën 12 vjeçare është arratisur për në Shqipëri me kërkesën e babait të tij , ish-luftëtarit të trimit Bajram Curri. Në qershor të vitit 1925 ka kryer shkollën fillore në Tiranë . Pastaj ka kryer liceun frëng në Korçë.

Në shtator 1932 ishte emëruar sekretar i Ministrisë së Arsimit në Tiranë ku kishte shërbyer katër vite. Ai ishte dërguar për të vazhduar studimet e larta filozofike në Francë. Kur fashistët italianë e okupuan Shqipërinë , atij iu pre bursa dhe për rrjedhim , mbeti pa e përfunduar provimin e fundit të filozofisë, të cilin e përfundoi pas çlirimit për të diplomuar në Universitetin e Beogradit më 1948 në degën e shkencave të filozofisë. Përveç studimeve të lartpërmendura, Zekeria Rexha kishte kryer edhe studimet e larta 4 vjeçare në degën e romanistikës ( frëngjisht, latinisht dhe italisht) në Beograd (1954-1958) . Përveç gjuhës amtare, ai kishte studiuar edhe këto gjuhë: Greqishten e vjetër, Latinishten, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht dhe Serbo-Kroatisht . Ai poashtu kuptonte edhe gjuhët sllave dhe ato neo-latine.

Më 1939, deri në shtator të 1940-tës, kishte shërbyer si profesor në Gjimnazin shtetëror të Tiranës , ku ka dhënë mësim në filozofi ,latinisht dhe shqip.''

Vdiq në Tiranë më 26 shkurt 1972.

Veprimtaria

Zekeria Rexha është marrë me punë kulturoro-shkencore për 30 vite rresht. Qysh gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka qenë i caktuar si përgjegjës i arsimit për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Më pas ka qenë ministër i arsimit dhe nën-kryeministër për vendet ( atëherë krahinat )në fjalë. Pasi që kishte mospajtime me titistët , ai u detyrua që të jepte dorëheqje dhe e larguan nga udhëheqësia politike.

Më pas ka punuar edhe si inspektor i përgjithshëm i arsimit dhe kryetar i Komisionit Pedagogjik për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Poashtu ai ka redaktuar shumë libra shqip dhe revista e gazeta shqip si :"Jeta e re", "Përparimi" , "Rilindja", "Telegrafi", "Illyria"dhe "Kosova".

Shkolla Zekeria Rexha në Gjakovë

Me miratimin e vendimit Nr.4143/1 të datës 29.04.1954 nga Kuvendi i Komunës së Gjakovës , themelohet shkolla tetë klasëshe "Vojo Llakçeviq", e cila më vonë emërohet SH.F.M.U "Zekeria Rexha ". Tani kjo shkollë numëron në radhët e veta afërsisht 1740 nxënës dhe kjo shkollë është shumë e suksesshme.

Përkthime

Zekeria Rexha kishte përkthyer shumë artikuj nga autorë serbo-kroatë me përmbajtje shoqërore dhe estetiko-letrare në revistën 'Jeta e re'. Të gjithë artikujt e kësaj reviste janë shkruar nga ai.Kishte përkthyer vepra të ndryshme si; 'Mixha Gorio', 'Zonja Bovari', 'Shpend Dukagjini' etj.

Referenca

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Zekeria Rexha is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Zekeria Rexha
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes