Zaide Saliu
Quick Facts
Biography
Zaide Saliu ( 17 maj 1902 — 24 dhjetor 2011) ishte një qindvjeçare shqiptare nga Maqedonia e Veriut e cila asokohe konsiderohej se ishte një nga njerëzit më të vjetër jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë.
Biografia
Zaide Saliu jetonte në fshatin Haraçinë në Maqedoni ku edhe vdiq më 24 dhjetor 2011. Ajo kishte tetë fëmijë dhe gjithashtu kishte shikim dhe dëgjim të mirë edhe në moshë të thyer. Zaide Saliu ishte një person shumë i shëndetshëm. Ajo kurrë nuk kishte marrë asnjë pilulë të vetme dhe po ashtu nuk kishte marrë kurrë asnjë vaksinë dhe gjithashtu nuk kishte qenë kurrë për vizitë mjekësore, deri në dimrin e 2010. Gjatë gjithë jetës së saj ajo kishte konsumuar qumësht dhe produkte qumështi. Gjatë jetës së saj kishte ngrënë në masë të konsiderueshme edhe qepë. Ajo ishte shqiptare për nga kombësia. Në pleqërinë e saj, ajo kishte shumë pasardhës. Madje Zaide Saliu edhe moshën 109 vjeç, ende mund të ecte mirë dhe pa probleme ndërsa ankohej vetëm për dhimbje gjuri.
Shih edhe
- Jetëgjatësia
- Njëqindvjeçarët
- Superqindvjeçarët
- Njëqindvjeçarët shqiptarë
Referime
- ^ "Zaide Sali". Gerontology Wiki (në anglisht). Marrë më 12 tetor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Со 109 години, Заиде Сали е најстариот човек во Македонија". eReporter (në maqedonisht). 26 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2022. Marrë më 12 tetor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Vdiq në moshën 110 vjeçare personi më i moshuar në Maqedoni". Portali Shembulli. 26 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2022. Marrë më 14 tetor 2022.