Ylli Rakipi
Quick Facts
Biography
Ylli Rakipi ka lindur në 10 Mars të vitit 1959 në Kolonjë.Ai është diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi dhe në rini ka shkruar në gazetat "Zëri i Rinisë" dhe "Drita". Në atë kohë ka qenë gjithashtu anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Në vitin 1992, Rakipi ka filluar punë si kryeredaktor i gazetës "Republika", pozicion te cilin e ka mbajtur për tre vite.Më pas në vitin 1995 ai themeloi gazetën "Albania", që konsiderohej një prej gazetave më të rëndësishme e të lexuaranë shtypin e atyre viteve. Ai e drejtoi këtë gazetë për 15 vite.
Në vitin 2014 ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Ora News.
Ai ështe gjithashtu analist i mirënjohur dhe kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, organizatë anëtare në Federatën Internacionale të Gazetarëve, me qëndër në Bruksel.
Në 22 janar 2015 Ylli Rakipi filloi drejtimin e emisionit "Të Paekspozuarit", emision investigativ i ideuar prej tij, në televizionin "Ora News". Në vitin 2016 emisioni "Të Paekspozuarit", u transferuar në televizionin "News 24", ku u transmetuar për dy vite.
Në shtator të vitit 2017, Rakipi themeloi median online TPZ.AL. Që prej vitit 2018, emisioni"Të Paekspozuarit" i Ylli Rakipit, transmetohet në televizionin Top Channel, çdo të enjte në orën 21:00.