Xhemaludin Ahmeti
Quick Facts
Biography
Xhemaludin Ahmeti-Presheva lindi në vitin 1920 vdiq në vitin 1982, ishte mësues shqiptar.
Biografia
Xhemaludin Ahmeti shkollën fillore e kreu në vendlindje i ndoqi mësimet në Medresenë e Madhe të mbretit Aleksandër në Shkup dhe në Luftën e Dytë Botërore e kreu kursin e dytë pedagogjik, korrik-shtator 1943, në Normalen “Sami Frashëri” në Prishtinë. I takon plejadës së arsimtarëve të parë , që hapën shkollat shqipe në rrethet e Mitrovicës, të Vushtrrisë, të Podujevës e të Pazarit të Ri, të cilat gjatë luftës u gjendën në zonën okupuese gjermane në kuadrin e Serbisësë Nediqit, por që ishinnën mbikëqyrjen e Drejtoratit Gjerman të Arsimit, të kryesuar nga kryeshefi F. Shnajder. Me vendimin e këtij Drejtorati, Vl nr.498, dt. 17.ll.1943, Xhemaludin Ahmeti-Preshevadhe Abdullah Zajmi u emëruan mësues“me honorar mujor 1800 dinarë”në Shkollën fillore “Naim Frashëri”, bashkë me rreth 30 mësuestë tjerë shqiptarënë rrethet e përmendura, të cilët paguheshin edhe nga Ministria e Arsimit e Shtetit Shqiptar “për shërbim në viset e paçliruara”. Pas luftës,Xhemaludini shërbeu mësues, drejtor i parë i Shkollës fillore “Lirija” në Shkup,e vise të tjera të Maqedonisë.
Për merita gjatë shërbimit në shkollat shqipe në trojet etnike shqiptare në vitet 1941-1944 u dekorua nga Presidenti i Republikës, dr. Sali Berisha, me Dekretin Nr. 811, dt.11 prill 1944.
Referimet
- ^ Veseli, Abdylaziz. Shkolla dhe Arsimi Shqip në Prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës1941-1944. Gjilan: Bibloteka Historia E Pedagogjisë Shqiptare. 9951-12-003-2.