peoplepill id: tomor-osmani
TO
Albania
1 views today
1 views this week
Tomor Osmani
Albanian writter and editor

Tomor Osmani

The basics

Quick Facts

Intro
Albanian writter and editor
Places
The details (from wikipedia)

Biography

Tomorr Osmani (1935, Shkodër) është gjuhëtar, mësimdhënës dhe albanolog shqiptar nga Shkodra, përndryshe vëllai i Shefik Osmanit.

Biografia

Tomorr Osmani lindi në Shkodër, ku kreu dhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Universitetin e Tiranës (1958). Shërbeu disa vjet në arsimin e mesëm. Që nga viti 1963 punoi profesor në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", nga viti 1995 ishte përgjegjës i sektorit shkencor të albanologjisë, ndërsa në vitet 2005- 2007 ishte drejtor i departamentit të gjuhësisë. Ka shkruar dhe publikuar studime e artikuj në shtypin shkencor profesional si dhe disa tekste universitatre për gjuhën shqipe. Ka qenë kryeredaktor i "Buletinit shkencor" (Seria e shkencave shoqërore) të Universitetit të Shkodrës (nga viti 2000). Ka qenë delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972). Eshtë dekoruar me Urdhrin "Mjeshtër i Madh".

Vepra

  • "Histori e alfabetit të gjuhës shqipe" (Tiranë, 1987),
  • "Udha e shkronjave shqipe" (Shkodër, 1999; botimi i dytë i plotësuar Tiranë, 2008);
  • "Komisia Letrare Shqipe e Shko-drës" (Shkodër, 2004);
  • "Tradita dhe e sotmja në vështrimin gjuhësor" I, II (Shkodër, 2006, 2007);
  • "Tabu dhe eufemizma" (Shkoder, 2000),
  • "Universiteti i Shkodrës ndër vite" (Shkodër, 2002)

Shih edhe

  • Universiteti i Shkodrës

Referime

  1. ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1906. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2023. Marrë më 18 korrik 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ https://www.starplus-tv.com/tomor-osmani-nje-jete-me-albanologjine/
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Tomor Osmani is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Tomor Osmani
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes