Thoma Noti
Quick Facts
Biography
Thoma Polo Noti
Lindur më 17 gusht 1930
U lind në Labovën e vogël, në Gjirokastër, më 17 gusht 1930. Pas shkollës 8-vjeçare, ndoqi mësimet në Shkollën Bujqësore të Kavajës. Këtu, së bashku me shokë të tjerë, u lidhën me çetën e Pezës. Natën, morën armët në postën e afërt dhe ua dhanë partizanëve të rinj...Me kthimin në fshat, pasi shkolla u mbyll nga lufta, kontribuan, bashkë me moshatarët, për propagandimin në ndihmë të çetave partizane. Familja gëzon Statusin e Dëshmorit: shtëpinë ia dogjën gjermano-ballistët në Operacionin e Dimrit 1943-1944 dhe vëllai i tij i madh ra dëshmor.
Ka punuar dy vjet në gazetën "Puna" dhe , pas daljes oficer, 15 vjet në gazetën "Luftëtari". Ka shërbyer në Drejtorinë Politike të Ushtrisë, më 1974-1975. Pas kësaj, transferohet në korpusin e Shkodrës, ku shërben dy vjet si zëvendës sekretar i Komitetit të Partisë. Më 1982-1986 kthehet në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, me detyrën zëvendës drejtor i kulturës dhe i propagandës. Ka botuar 13 libra letrarë dhe publicistikë. Është kryeredaktor i gazetës "Odria".
Tituj të veprave
Burimi i të dhënave
- "Kadri Mahmud Shametaj treçerek shekulli në këmbë" - autorë Dr.Zihni Haskaj dhe Bektash Zite