Tahir Shtylla
Quick Facts
Biography
Tahir Shtylla (Korçë, 19 janar 1899 - Romë, 22 qershor 1942) ka qenë diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.
Biografia
U lind më 19 janar 1899 në qytetin e Korçës. Ndoqi studimet në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë, Itali. Më 1925 mbaroi Fakultetin e Jurisprudencës në Universitetin e Romës.
Më 1926 qe sekretar i parë i legatës shqiptare në Bukuresht. Nga ai vit deri më 1929 u caktua sekretar i parë i legatës shqiptare në Beograd. Më 1929 e deri më 1933 qe sekretar i parë i legatës shqiptare në Romë. Nga 1933 u ngrit në gradën e të ngarkuarit me punë, dhe nisi shërbimin në Athinë. Vitin 1933 - 1934 qe i ngarkuar me punë në Sofie. Në vitet 1934 - 1936 qe kryekonsull në Bari dhe më 1937 - 1939 rikthehet në Beograd po si i ngarkuar me punë.
Më 1939 - 1941 qe funksionar i Zyrës së Likuidimit. Më 1941 u ngarkua me portofolin e ministrit fuqiplotë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë. Më 1941 - 1942 qe ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme.
Ndërroi jetë në Romë më 22 qershor 1942, u varros në Shqipëri.
Referencat
- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 231. 9789994356225.