Tahir Popova
Quick Facts
Biography
Tahir Popova (1856 - 1949) | |
Emri: | Tahir |
Mbiemri: | Popova |
Lindi më: | 1856 |
Vendlindja: | Popovë, Kosovë |
Vdiq më: | 1949 |
Vdiq në: | Tiranë, Shqipëri |
Tahir Popova (Popovë, 1856 - Tiranë, 1949) mësues i fesë dhe poet i letërsisë shqipe me alfabet arab. Njihet edhe si përkthyes i Mevludit në gjuhën shqipe.
Jeta dhe vepra
Tahir efendi Popova, u lind në fshatin Popovë (Llap) në vitin 1856. Mësimet e para i morri në Vushtrri ku kreu shkollën iptidaije dhe ruzhdie. Studimet i vazhdoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike (Sulltanie) në Stamboll. Pas përfundimit të studimeve punoi si mësimdhënës në Ruzhdien e Tregut të Ri (Novi Pazar) dhe më vonë në Ruzhdien e Beranës. Në këto dy qytete të Sanxhakut punoi deri në vitin 1934.
Përveç gjuhës shqipe njihte mirë edhe boshnjakishten, turqishten e arabishten. Kjo i dha mundësi që ta përkthente dhe ta botonte në Stamboll, Mevludin në gjuhën shqipe por me shkronja arabe. Më vonë ky Mevlud pati disa ribotime. Tahir Popova vdiq në Tiranë në vitin 1949 ku edhe u varros me nderime.
Citat
- "Gjith le ta din, ky mevlud u marue, për q`ata qi arnaudçe guhen e din." - Tahir Efendi Popova.
Literatura
- Abdullah Vokrri : Shkollat dhe arsimi në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore. Rilindja. Prishtinë. 1990
- F. S. Buçinca & F. B. Dibrani : Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956). Prishtinë. 2009
- Fjalor enciklopedik shqiptar (Vëllimi III).Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë. 2009
- Grup autorësh: Vushtrria - Viciana me rrethinë (monografi). Kuvendi Komunal. Vushtrri. 2003
Shënime
- ^ Fshati Popovë e Llapit asokohe ishte pjesë e rrethit të Vushtrrisë ndërsa sot ai është në kuadër të komunës së Podujevës.Kur është fjala për këtë fshat duhet pasur kujdes që të mos ngatërrohet me fshatin me të njëjtin emër i cili ndodhet në Komunën e Sulit, në Qarkun e Çamërisë, në Greqi. Për fshatin, Popovë e Llapit, shih: Popova, Podujevë kurse për fshatin Popovë e Sulit, shih : Popova.