Sokol Mirakaj
Quick Facts
Biography
Sokol Mirakaj (lindur më 13 gusht 1943) ka qënë i internuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Jeta
Lindi në fshatin Iballë. Qysh kur ishte fëmijë, u detyrua politikisht të zhvendosej në kampin e Tepelenës, së bashku me të ëmën, motrën dhe gjyshërit e tij. Pasi i ati, bashkë me vëllain e madh u arratisën jashtë vendit.
Familja e tij ishte sulmuar shumë ashpër nga sistemi i asaj kohe, nën drejtimin e Enver Hoxhës.Ky i fundit sekuestronte pasuritë e familjeve të ngritura. Pas vuajtjeve që kaloi në Tepelenë, ai u zhvendos më pas në Lushnje. Aty përfundoi dhe gjimnazin, më vitin 1963. Po aty krijoi dhe familjen e tij.
Sokoli u lirua prej internimit vite më vonë, në 1989. Kjo histori e errët, pak a shumë mori fund në vitin 1991, pas rënies së komunizmit. Dhe po atë vit, ai u emërua Sekretar i Shtetit për Fenë Katolike. Post ky, që zgjati deri në vitin 2002.
Jeta në kampin e Tepelenës
Kampi i internimit ndodhej në një ultërsire të gjerë, buzë lumit të Bënçës dhe ishte e rrethuar me tela me gjëmba dhe ishte ndërtuar nga italianet gjatë luftës me Greqinë.
Kushtet e kampit ishin vërtet të llahtarshme. Pozicioni ku ishte vendosur kampi, i rrethuar nga malet, bënte që i ftohti të ishte akoma më i madh. Ndërkohë kësaj torture i shtohej dhe ndalimi i rreptë i ndezjes së zjarrit brenda kampit. Në cdo kazermë, ishin të pozicionuar në një hapësirë tmerrësisht të vogël për person, gati-gati 'përqafoheshin' me njëri-tjetrin, rreth 400-500 të internuar. Zgjimi herët në mëngjes bëhej nga një oficer ku shkonte tek keta njerëz dhe bënte apelin me zë të lartë.