Sokol Baraj
Quick Facts
Biography
Sokol Baraj ka lindur më 5 gusht 1963 në Tiranë. Ka kryer Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega “Sigurim”; Fakultetin Juridik. U emërua drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku qëndroj në detyrë nga 3 korriku 1997- 16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë).
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, këshilltar i Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare; këshilltar pranë delegacionit kosovar në takimin e Rambujes, në Francë; këshilltar i ministrit të Brendshëm; drejtor i Përgjithshëm në SHIK Gjuhët e huaja: italisht, anglisht.
Doli në reformë me nenin 24/1; kaloi në detyra të tjera me ulje, deri pedagog në Shkollën e Policisë, me ardhjen e regjimit të Berishës u pushua nga puna, deri vonë punoi jurist në një kompani private. Dekoruar pas vdekjes me "Dekorata e Artë e Shqiponjës". U nda nga jeta në 11 mars 2017.