Sabedin Shahiqi
Quick Facts
Biography
Sabedin Shahiqi u lind në Gjilan me 12 prill të vitit 1949. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Shkollën e Lartë Pedagogjike dega e Artit Dramatik e kreu në Prishtinë. Është puntori i parë shqiptar që u punësua në Gjilan së bashku me Nuhi Matoshin, në Qëndren e atëhershme për kulturë, në vitin 1971. Që nga ajo kohë e deri më tash, pos që *kontribuoi në zhvillimin e amatorizmit dramatik shqiptar në Gjilan, deri në formimin e Teatrit Kombëtar, ai ka interpretuar më tepër se 60 role në teatër, ka luajtur në disa filma dhe ka bërë regji teatrale. Ende është aktor aktiv në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Për punë të suksesshme ka marrë shpërblime të ndryshme, prej nivelit komunal e deri në shpërblimet më të larta për aktrim në nivelin e ish Jugosllavisë
Filmografia
Disa nga rolet në teatër:
- Sheh Saltiku-"Ligatina" Nebi Islami(Musa Ramadani)
- Petriti-“Familja e peshkatarit” S. Pitarka
- Hakiu- “Varre të pafajshme” M. Shahiqi & Q. Ajdini
- Mate Kapuralica- “Hamleti në Livriqkën e poshtme” I.Breshan,Jahi Jahiu
- Plaku- “Aradha qiellore” Lleboviq-Obrenoviq
- Haxhi Hasa- “Dasmë pa nuse” N. Prifti
- Elimeleh Borozovski- “Çertifikata e kurorëzimit” E. Kishon
- Viktima e IV-të- “Vdekja e turpshme” Beqir Musliu
- Kryetari i Bashkisë- “Rrëshqitëza” Muharrem Shahiqi
- Huan Sallqedo- “Monserati”-E. Robles
- Pensionieri- “Një natë në hotel”-Muharrem Shahiqi
- I zoti i shtëpisë- “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” Ismail Kadare
- Ministri- “As parë as njohur… “ Faik Konica
- Kapuleti- “Romeo e Zhulieta” Shekspiri
- Profeti- “Ura e sakrificës” Rexhep Qosja
- Aleko e Gabrieli- “Ëndërr apo zhgëndere” Josif Papagjoni
- Tun Qypi- “Kryet e hudrës” K. Berisha
- Boga-“Banesa e përbashkët” D. Dobriçanin
- Babai- “Kutia muzikore” Nakamura Shikiniqi, etj.
- Komandiri-trokitje- Elmaze Nura
- Bardhi "Ditëlindja" _ Regjia Agim Selimi.
Rolet në filma artistik:
- Mësuesi i Ahishtës- “Era dhe Lisi”
- Italiani- “Kur pranvera vonohet”
- Oficeri italian “Lepuri me pesë këmbë”
- Axha- “Kur shpirti ndërron jetë” M.Popaj & Ismajl Ymeri, etj.
Bëri regjinë apo asistoi regjisorin në shfaqjet:
- “Varre të pafajshme”- Muharrem Shahiqi
- “Shtrëngata”- Sinan Hasani
- “Halili dhe Hajria” Kolë Jakova
- “Hakmarrja”- Jusuf Kelmendi
- “Cilindri magjik”- Hasan Bunjaku, e të tjera