Rushen Golemi
Quick Facts
Biography
Rushen Golemi (Kazanxhi) (1935-2018) ishte një kirurge shqiptare dhe deputete në parlament.
Jetëshkrimi
Rushen Golemi (mbiemri vajzëror ishte Kazanxhi) lindi në Durrës me 16 korrik, 1935. Në vitin 1957 përfundoi shkëlqyeshëm studimet në degën Mjekësi në Tiranë. Me kërkesën e saj i jepet specialiteti i kirurgjisë dhe fillon punën si kirurge në spitalin Civil të Tiranës në 1957. Është e para femër e diplomuar që merr specialitetin e kirurgut.
Në 1959-1960 punoi për afro një vit si kirurge në Peshkopi. Nga viti 1963 e deri sa doli në pension, punoi si pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit tëTiranës në lëndën e Kirurgjisë së Përgjithshme. Gjatë gjithë kohës është marrë me specializimin e mjekëve kirurgë si dhe me kualifikimin e tyre si nga ana teorike, ashtu dhe praktike. Në vitin 1959 u angazhua dhe aplikoi gjerësisht narkozën endotrakeale me frymëmarrje të drejtuar.
Në vitin 1974 mori nën drejtim Kirurgjinë e Përgjithshme, pasi ky specialitet ndahet nga ai i Kirugjisë Kardio-Vaskulare dhe filloi ekzaminimet radiologjike me kontrast të sistemit kardio-vaskular duke dhënë më pas, ndihmesën e saj në operacionet e zemrës dhe të enëve të gjakut nën drejtimin dhe bashkëpunimin e Prof. Petrit Gaçe. Ishte gjithashtu nismëtare e mjekimit modern të djegieve të plastikave të ndryshme. U thellua në mjekimin e sëmundjeve endokrinale dhe në ndërhyrje kirurgjikale në to, veçanërisht në gjendrat tiroide.
Gjatë viteve 1964-1974 shërbeu si konsulente për çështjet kirugjikale pranë Institutit Pediatrik në Tiranë.
Në 1991 u zgjodh deputete e Partisë Demokratike në të parin parlament pluralist pas diktaturës komuniste, duke vazhduar të kontribuojë si deputete edhe në legjislaturën pasuese. U angazhohet në komisionin parlamentar të politikës së jashtme, dhe atij të lirive të të drejtave të njeriut. Ishte gjithashtu anëtare e Delegacionit pranë Këshillit të Evropës.
U nda nga jeta më 27 shkurt 2018.
Publikime
- Bashkëautore e tekstit të ” KIRURGJISE SË PERGJITHSHME”
- Autore e librit :”DESMURGIA”
Nderime
Për punën e saj 40-vjeçare është nderuar me:
- Medaljen: ” Në shërbim të Popullit” në 1981
- Urdhrin e “Punës të Klasit të Parë” në 1990
- Urdhrin : “Mjeshtër i Madh” në 2006
Referime
- ^ Elizabeth Sleeman (2001). The International Who's Who of Women 2002. Psychology Press. ff. 210–. 978-1-85743-122-3.
- ^ Durres Lajm (27 February 2018). "Kush ishte Rushen Golemi, e para mjeke kirurge në Shqipëri". Marrë më 28 February 2018.
- ^ Opinion (28 February 2018). "Ndahet nga jeta Rushen Golemi, ish deputete e Kuvendit të Shqipërisë". Opinion.al. Marrë më 28 February 2018.