Raif Qela
Quick Facts
Biography
Raif Qela Ka lindur më 14.9.1963 në Rashan të Mitrovicës. Ka kryer studimet universitare në FSHMN ,drejtimi Matematikë-Informatikë. Ka kryer kurs 3 javor për telekomunikacion në Universitetin e Kentit, si dhe kurse të tjera nga fusha e telekomunikacionit dhe e teknologjisë së informacionit. Ka punuar si udhëheqës ekipi në Qendrën Kontaktuese me Konsumatorët , Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës 2002-2004. Udhëheqës i ekipit në “Help Desk” në departamentin e teknologjisë informative, PTK. Përgjegjës i sektorit për mbështetje dhe kontroll teknik PTK.
Qysh nga vitet 1978-1979, Raif Qela ka qenë anëtar i Lëvizjeve çlirimtare. Një nga themeluesit dhe nënkryetar i LKÇK, 1992-1993. Kryeredaktor i revistës “Çlirimi” 1993-2001. Nënkryetar i LB-së 2007-2010. I arrestuar në nëntor 1979, 1980-1984 ,1991-1993. I burgosur dhe i dënuar më 1981,1983,1984,1993; gjithsej mbi 14 vjet burg.
Është deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja për Bashkim, si rezultat i zgjedhjeve të vitit 2014. Duke qenë në koalicion parazgjedhor me PDK-në, në Kuvendin e KOsovës Raif Qela vepron në kuadër të Grupit parlamentar të PDK-së. Është anëtar i Komisionit parlamentar për ZHEITI.