Primo Shllaku
Quick Facts
Biography
Primo Shllaku u lind në Shkodër më 16 dhjetor të vitit 1947. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Pasi mbaron studimet në Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi shqipe, me propozim të Pr. Dr. Eqerem Çabej, emërohet pedagog pranë këtij universiteti, por më pas emërimi anulohet. I propozohet një vend në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit-sot Universiteti A. Xhuvani-, por ai detyrohet të refuzojë për arsye se familja e tij transferohet në Shkodër. Punon si mësues në zonën e Shllakut -Shkodër, prej aty në shkollën pyjore e më pas në atë industriale. Bir i regjisorit, Artistit të Popullit Lec Shllaku, dhe nip i përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku, që prej fillim viteve '90, Primo jeton dhe punon si mësues frëngjishteje në Greqi. Veprat më të rëndësishme të tij janë vëllimet poetike Lule nate dhe Hana e njelmët e ditës.