peoplepill id: peci-dado
PD
1 views today
1 views this week
The basics

Quick Facts

The details (from wikipedia)

Biography

Peçi Dado ka lindur në fshatin Ogren, të rrethit të Përmetit në 27 Mars 1935. Pas mbarimit të shkollës pedagogjike në Tiranë, fillon punën si redaktor në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe mbas një viti u emërua shef sektori. Gjatë kësaj periudhe të karrierës në gazetari boton një numër të madh reportazhesh dhe tregimesh artistike që vlerësohen me Çmime Kombëtare. Në vitin 1960 fillon studimet e larta për kino-dramaturgji në Moskë të cilat për rrethanat e kohës i vazhdon në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë. Punimi i tij i Diplomës, i pari i këtij lloji në vend, do të jetë mbi dramaturgjinë e filmit. Pas diplomimit fillon punën si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e re”. Më vonë do të jetë edhe Drejtor i Drejtorisë së Skenarit pranë Kinostudios. Të shumtë kanë qenë filmat artistikë për të cilat ai ka shkruar skenarët. Disa nga këto janë vlerësuar edhe me Çmimin e Republikës. Peçi Dado ndahet nga jeta në 24 maj 1981 gjatë përgatitjeve të xhirimit të filmit “Qortimet e vjeshtës” duke lënë disa dorëshkrime skenarësh që do të realizohen pas vdekjes së tij.

Skenarist

Filma Artistik

1989—Kush ishte vrasësi

1983—Apasionata

1982—Qortimet e vjeshtës

1978—Udha e shkronjave (Film TV)

1976—Ilegalët

1975—Në fillim të verës

1972—Kryengritje në pallat

1971—Abc... zh

1964—Toka jonë

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Menu Peçi Dado

Basics

Biography

Lists

Also Viewed

Lists
Peçi Dado is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Peçi Dado
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes