peoplepill id: osman-krasniqi
OK
1 views today
1 views this week
Osman Krasniqi

Osman Krasniqi

The basics

Quick Facts

The details (from wikipedia)

Biography

Osman Krasniqi

Osman Krasniqi
Osman Krasniqi

Osman (Adem ) Krasniqi u lind më 06.02.1966 në Llapushnik komuna e Drenasit.Rjedh nga një familje me traditë të pasur ne aspektin patriotik dhe në atë atdhetaro-kombëtar.Shkollen fillore e kreu ne Komoran, kurse te mesmen në Drenas. Punoi ne fabrikën e Ferronikelit në Drenas për një kohërelativisht të gjatë. Pas rënies së masave të dhunshme në këtë zonë të Drenicësai u largua nga puna duke mos u pajtuar me veprimet kriminale te barbarisë serbe.Pas betejës se parë në grykën e Llapushnikut për t’i mbajtur edhe më tutje pozicionet e ushtrisë çlirimtare te Kosovës,duheshin djem trima dhe luftëtarë të pa epur,ndër të parët që shprehën gadishmërine per tu pajisur me armë dhe për t’iu bashkangjitur radhëve të uçk-së në grykën e Llapushnikut ishte edhe Osman Krasniqi.

Kufiri Kosovë-Shqipëri

Në kohën kur sapo kishte filluar lufta në Kosovë , te pjesëtarët e ushtrisë çlirimitare te Kosovës vërehej mungesa e armëve me të cilat do t’i bënin ballë armikut.Më 3 qershor Osmani së bashku me një grup shokëshkryesisht nga Llausha e Drenicës , nisen në rrugën e gjatë e të mundimshme e plot rreziqe , rrugën për në Shqipërinë amë.Dëshira dhe vullneti që të ktheheshin sa më parë në frontet e luftës për t’i ndihmuar shokëve bën qe Osmani me shokët e tij brenda 3 ditësh të arrinin në Shqipëri të furnizoheshin me armë dhe të ktheheshin ne trungun e shkëputur të Shqipërisë, në Kosovën e plagosur që këtë plagë po e barte nëpër mote e shekuj dhe ishte një plagë vullkanike që nuk po lejonte asgjë të dytë , perveç zënjes së tytës me dhëmb dhe kjo shenjtëri e quajtur Kosova priste djemtë e saj per t’ia shëruar plagët .Me rastin kur të gjithë shokët dhe Osmani kishin veshur uniformat me amblemën e uçk-së,ishin pajisur me armatime të ndryshme dhe ishin nisur për në Kosovë,Osmani duke parë dëshirën e flaktë ne zemrën e çdo njerit kishte thënë : “Derisa Kosova ka djem të tillë liria është e pashmangshme “.Forcat e ushtrisë serbe në kufirin Kosovë-Shqipëri gjithnjë e më shumë ndiheshin të pasigurta, prandaj vija e kufirit ne pjesën më të madhe ishte e minuar nga çetnikët barbarë.Gjatë kalimit te këtij kufiri,kufi që kishte filluar të mos ishte kufi i ndarjes por kufi i bashkimit , Osmani me shokët e tij ranë në këtë zonë të minuar . Aty u plagosen rëndë disa shokë të Osmanit kurse Osmani mori lëndime të lehta.Në mesin e të plagosurve rëndë ishte dhe një gazetar norvegjez që dëshironte të hynte në Kosovë për të informuar për luftën e drejtë te uçk-së.Gazetari norvegjez mori lëndime të rënda sa që s’mundi të lëvizte fare dhe si pasojë sugjeroi grupin shqiptar që ta lënë atë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre,mirpo këmbëngulësia e Osman Krasniqit ishte kruciale që ai person të bartej në zonat qe kontrolloheshin nga tanët dhe kurrsesi të binte në duart e barbarëve serbë.

Kthimi ne betejë

Më 8 qershor 1998 Osmani me luftëtarët tjerë kthehen në grykën e Llapushnikut përballë armikut që çdo ditë e më shumë i sulmonte pozicionet e uçk-së , në këtë anë vihet si barikadë edhe gjoksi i çeliktë i Osmanit . Nga ajo ditë Osmani si njeri i denjë për lufte do të jetë i pazëvendësueshëm përballë armikut në të gjitha betejat e ardhshme.Në betejën e fundit në grykën e Llapushnikut ku armiku sulmonte me mbi 130 tanke dhe mbi 1000 ushtarë me armatime të të gjitha llojeve kurse ushtarët e uçk-së bënë një qëndresë heroikedy ditë me radhë madje i shkaktuan armikut humbje të konsiderueshme . Pas kësaj beteje Osmani do të shërbej në kompaninë e Berishës e cila vepron në kuadër të batalionit Ymer Alushani të brigadës 121 Kumanova.Osman Krasniqi ka vepruar në këtë kompani që nga gushti e deri në tetor të vitit1998 ku dallohet për trimëri e guxim dhe mori pjesë në shumë aksione që organizoi kjo kompani nga gryka e Llapushniku e deri ne Arllat te lagjia e Bytyçve ku edhe emërohet zëvendës komandant togu.16 prill vazhdon rezistenca e uçk-së në tërë rajonin ku vepronte brigade 121 te lagjia e Bytyçve zhvilloheshin luftime të rrepta ndërmjet njësive të uçk-së dhe forcave të armikut të cilat tentonin të depërtojnë në luginat ku ishin strehuar popullata civile.Lufton Osmani me shokët e tij me armikun çetnik në një afërsi qindra metra, në luftime e sipër ra heroikisht komandanti i togut dhe shoku i ngushtë i Osmanit , Mehdi Bytyçi ndërsa plagoset për vdekje Sylejman Bytyçi.Forcat serbe nuk mund të depërtojnë te popullata civile , luftimet vazhduan edhe ditëve të ardhshme , armiku në pamundësi për t’i thyer pozicionet e uçk-së raketonte rrafshnaltën e Berishës në të cilën ishin strehuar qindra mijëra të përndjekur nga zonat e ndryshme të luftimeve . Deri sa Osmani luftonte në Arllat nga raketimet i vritet nëna dhe i plagoset motra dhe vëllai , as vrasja e nënës dhe plagosa e motrës dhe e vëllait si dhe humbja e shokut më të ngushtë nuk mund ta ndalnin Osmanin , përkundrazi ai luftoi deri në tërheqjen e plotë të forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova.

Dëshmor i kombit

12 qershor 1999 Kosova kishte filluar të frymonte në çdo pëllëmbë të saj, por para Osmanit ishte edhe një detyrë e re dhe e rëndësishme .Më 21 qershor ai kishte marrë për detyrë të largonte mbeturinat e fundit te barbarisë serbe , demontimin e minave që kishin vendosur në shumë rajone , në një aksion të tillë ne lagjien e Bujupve bie Osman Krasniqi së bashku me shokët e luftës Sami Gashi, Milazim Gashi dhe dy ushtarë të kfor-it britanik .Osmani ishte i pafat sepse aromën e lirisë së shtrenjtë e të shumë kërkuar e shijoi vetëm 10 ditë. Osmani Krasniqi punoi dhe luftoi dhe në fund vdiq sepse rruga e tij e qonte vetëm aty. Vdekja e Osman Krasniqit preku thellë popullin kosovar dhe më gjerë sidomos familjen Krasniqi nga Llapushniku,Drenasi,Prishtina, Gjilani,Italia dhe Gjermania.Si shenjë respekti dhe dashurie emri i Osman Krasniqit është shkruajtur me germa të arta në permendoret e vendosura ne Llapushnik ,Komoran dhe Drenas.Osmani pas vetes la gruan Hanifen dhe fëmijët Remziun, Gentianën,Ardianën dhe Arjetën të cilët janë plot jetë dhe krenar për veprën e të atit.

Referencat

  1. ^ Ardiana Krasniqi, Oqean me lot,ishuj me buzëqeshje
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Osman Krasniqi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Osman Krasniqi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes