peoplepill id: nuhi-veselaj
NV
2 views today
2 views this week
Nuhi Veselaj
schrijver

Nuhi Veselaj

The basics

Quick Facts

Intro
schrijver
Work field
Birth
Age
92 years
The details (from wikipedia)

Biography

Nuhi Veselaj (lindur më 20 gusht 1933) është gjuhëtar i gjuhës shqipe dhe shkrimtar që vepron në Prishtinë, Kosovë. Ai është autor publikimesh me prozë e poezi dhe i punimeve shkencore nga fusha e gjuhësisë, ndërsa ka qenë edhe punëtor arsimi.

Jeta

Nuhi Veselaj u lind më 20 gusht 1933 në Reçan të Therandës. Në vendlindje bëri mësimet fillore ndërsa shkollën normale e përfundoi në Shkollën Normale në Gjakovë, që sipas tij ka pasur ndikim të madh në zhvillimin e tij të mëvonshëm profesional.Më 1963 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik. Ai vazhdoi studimet pasuniversitare dhe në vitin 1980 u emërua magjistër i shkencave filologjike, ndërsa doktoraturën e mbrojti më 1992.

Veprimtaria nga fusha e arsimit dhe e letërsisë

Nuhi Veselaj ka qenë i angazhuar si mësues. Ka botuar libra me pjesë teatrore për fëmijë dhe konsiderohet autor i rëndësishëm sa i përket letërsisë shqiptare për fëmijë nga Kosova. Ai është anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj si dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.

Publikime:

  • Miklime, 1967
  • Rrezet e ylberta, 1971
  • Me buzët në gaz, 1997
  • Fletë ditari rreth një motmotari, 1997
  • Trimoshi, 1997
  • Cace e hope djaloshare, 1997
  • Shfrime nëpër mjegullnajë, 1997
  • Mësime nëpër pësime, 1998
  • Gërricje në damarët e djalërisë, 1998
  • Bulëza të përshenjura, 2000
  • Ther me pupël, 2000

Veprimtaria nga fusha e shkencës dhe gjuhësisë

Në vitin 1999, në cilësinë e gjuhëtarit albanolog, Nuhi Veselaj ishte pjesë e Komisionit për Emërtimin e Rrugëve, Shesheve dhe Lagjeve të qytetit Prishtinë, të ngritur nga Qeveria Komunale dhe të përbërë nga 12 anëtarë.

Nuhi Veselaj e ka studiuar çështjen e trajtës paskajore të foljes në gjuhën shqipe dhe është i mendimit se mënjanimi i saj nga norma letrare ka sjellë probleme. Ai është përkrahës i idesë që trajta paskajore e foljes, karakteristike për dialektin gegë, duhet të institucionalizohet dhe të futet në themel të foljes shqip. Sipas tij është e domosdoshme që paskajorja të futet në shqipen standarde. Këtë qëndrim mbajnë edhe gjuhëtarët: Rexhep Ismajli, Rrahman Paçarizi, Shkumbin Munishi, Julie May-Kolgjini.

Nuhi Veselaj e ka trajtuar edhe temën e përdorimit të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. Sipas tij, duhet të arriher një drejtpeshim i sasisë së fjalëve të huaja që përdoren në mënyrë që të mos pamundësohet shpjegimi analitik i problemeve të ndërlikuara shkencore.

Nuhi Veselaj ka qenë pëjesëmarrës në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Në vitin 2009, në seminarin e njëzetë e tetë ai e diskutoi temën "Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe". Aty ai ndër tjera tha:

“Shqipja standarde nuk është varur asnjëherë nga të folmet e veçanta, por nga raportet ndër dialektore. Shqipja që në antikë paraqitet e koinezuar në dy dialekte gegë në veri e toskë në jug, por ajo asnjëherë nuk i ka këputur plotësisht raportet ndër-komunikuese. “

Nuhi Veselaj


Publikime:

  • Rreth përcaktimit të rregullës për formimin e emrave prejpjesorë të vepruesit me - (ë)s në shqipen kombëtare letrare, 1995
  • Formanti - as si ndajshtesë e specializuar: (për emërtimin e njerzve sipas vendbanimit e prejardhjes në shqipen letrare kombëtare), 1996
  • Çështje të shqipes standarde në fushë të leksikut dhe të fjalëformimit I, 1997
  • Rreth terminologjisë kompjuterike në shqipe, 1999
  • Paskajorja, çështje e shqipes standarde, 2000
  • Përpunimi i normës letrare kusht për kristalizimin e mëtejshëm të shqipes standarte kombëtare, 2001
  • Çështje rreth emërtimit të vendbanimeve në shqipe me theks në emërtimet e propozuara në Kosovë, 2001
  • Foljet më -O në gjuhën shqipe, 2002
  • Paskajorja dhe standardizimi i gjuhës shqipe, 2006
  • Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe, 2009
  • Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde, 2013
  • Foljet e huazuara me -I në temë cështje drejtshkrimore e fjalëformuese në gjuhën shqipe
  • Paskajorja pas Konferencës së Durrësit

Shënime dhe referenca

  1. ^ http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2015/03/Dokturatura-Manola-Myrta-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Gjuhesise.pdf
  2. ^ http://pashtriku.beepworld.de/pirraku_shtabisuprem.htm
  3. ^ http://www.arkivalajmeve.com/Brerore-lirie-per-Elena-Gjiken.399197
  4. ^ http://www.telegrafi.com/magazina/promovohet-edicioni-i-tete-i-brerore-lirie-18-517.html
  5. ^ https://albemigrant2011.wordpress.com/2008/02/15/nuhi-veselaj-gjuhetari-i-bashkimit-gjuhesor/
  6. ^ http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=102203
  7. ^ https://kk.rks-gov.net/gjakove/News/Kuvendi-Komunal-shenon-gjashtedhjetevjetorin-e-nor.aspx
  8. ^ http://www.pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=2398
  9. ^ http://fjalaelire.co.uk/wp-content/uploads/2012/04/bishqemi-fjala faqe 15
  10. ^ http://fjalaelire.co.uk/wp-content/uploads/2012/04/bishqemi-fjala faqe 13
  11. ^ http://floripress.blogspot.com/2013/04/lidhja-e-shkrimtareve-e-kosoves-me.html
  12. ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Veselaj,+Nuhi&LIMIT=0
  13. ^ http://www.zemrashqiptare.net/news/id_3172/Nuhi-Veselaj:-Nj%C3%AB-shekull-jet%C3%AB,-me-shekuj-lavdi.html
  14. ^ http://books.google.com/books/about/G%C3%ABrricje_n%C3%AB_damar%C3%ABt_e_djal%C3%ABris%C3%AB.html?id=ks3eMAAACAAJ
  15. ^ http://filologjia.uni-pr.edu/getattachment/Seminari/Seminari-32-%28V--1%29---Botim.pdf.aspx
  16. ^ http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/dicka_per_paskajoren.pdf
  17. ^ http://www.proletari.com/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shqipen-e-njesueme/html
  18. ^ http://tribunashqiptare.albemigrant.com/PDF/RISIMTARIA.pdf
  19. ^ http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/veselaj-dialekti-gege-e-toske-nuk-i-kane-keputur-raportet-nder-komunikuese-80735/?old=1
  20. ^ http://botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=29033
  21. ^ http://libris.kb.se/bib/11873236
  22. ^ http://www.shkoder.net/fjala/2008/aberisha2.htm
  23. ^ http://books.google.com/books/about/Paskajorja.html?id=vjv6lAEACAAJ
  24. ^ http://linguasocio.blogspot.com/2011/01/mbi-mundesine-e-integrimit-te.html
  25. ^ http://www.ashak.org/?cid=1,24,368
  26. ^ http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/06/Doktoratura-Leonard-Xhamani-Fakulteti-i-Gjuheve-te-Huaja-Departamenti-i-Gjuhes-Italiane.pdf
  27. ^ https://m.facebook.com/notes/shoq%C3%ABria-bashkimi-shqiptar/onomastika-e-kosov%C3%ABs-nd%C3%ABrmjet-miteve-dhe-identiteve-ii/165020143513510/
  28. ^ https://upload.wikimedia.org/wikibooks/sq/9/9d/Begzad_Baliu._Onomastike_dhe_identitet_paust.pdf
  29. ^ http://bibliotekashkoder.com/more_catalog.php?id=8801
  30. ^ http://www.zemrashqiptare.net/news/id_2823/Nuhi-Veselaj:-Paskajorja-dhe-Standardizimi-i-Gjuh%C3%ABs-Shqipe.html
  31. ^ http://www.akllapi.net/t4805-nuhi-veselaj-koinezimi-i-te-folmeve-ne-dialekte-dhe-standardizimi-i-gjuhes-shqipe
  32. ^ http://www.academia.edu/5895016/SHQIPJA_E_DRUNJTE_1
  33. ^ http://www.ashak.org/repository/docs/Studime_20_WEB_601976.pdf
  34. ^ http://www.zemrashqiptare.net/news/id_15253/rp_0/act_print/rf
  35. ^ http://letersia.zemrashqiptare.net/news/id-4933/Nuhi_Veselaj:_Foljet_e_huazuara_me_I_n%C3%AB_tem%C3%AB_c%C3%ABshtje_drejtshkrimore_e_fjal%C3%ABformuese_n%C3%AB_gjuh%C3%ABn_shqipe.html
  36. ^ http://www.zemrashqiptare.net/news/id_33959/Nuhi-Veselaj:-Paskajorja-pas-Konferenc%C3%ABs-s%C3%AB-Durr%C3%ABsit.html

Lidhje të jashtme

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Nuhi Veselaj is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Nuhi Veselaj
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes