peoplepill id: nazmi-maliqi
NM
1 views today
4 views this week
The basics

Quick Facts

Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Biografia

Prof.Dr. Nazmi Maliqi ka lindur më 18 mars 1957 në fshatin Stançiq komuna e Gjilanit, Kosovë. Prej shtatorit të vitit 1962, si fëmi, me familjen e tij u shpërngulën në Kumanovë. Është i martuar, ka dy vajza dhe tre djem. Jeton në Kumanovë, rruga Bajram Shabani nr. 30.

Shkollimi

Shkollimin fillorë e ka mbaruar në Sh.f. “Bajram Shabani” në Kumanovë, ndërsa atë të mesëm në gjimnazin e Kumanovës Studimet i ka filluar në vitin 1976/1977 në Akademinë Ushtarake në Beograd dhe i ka mbaruar në vitin 1980, në Fakultetin e shkencave shoqërore në degën e Mbrojtjes në Universitetin e Beogradit.

Karriera – profesor në shkollat e mesme

Pas diplomimit në shatator të vitit 1981 punësohet profesorë në shkollat e mesme të Kumanovës. Në vitet 1982 - 1983 ishte Udhëheqës i përgatitjeve mbrojtëse në kombinatin e tekstilit “Integj” në Gjilan.

Punën e profesorit e vazhdon përsëri në shkollat e mesme të Kumanova, prej viti 1983 deri në 17 shtator të vitit 1987, kur edhe u diferencua nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë dhe u përjashtua nga procesi arsimor nga pushteti i atëhershëm, pasi që e kundërshtoi modelin e paraleleve të përziera, ku mësimi duhej të zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase.

Pas këtij diferencimi, për të siguruar ekzistencën familjare, Nazmi Maliqi prej 14 qershorit 1988 gjer në 13 prill të vitit 1993 punoi dhe jetoi në Matesburg, në Burgelland të Austria.

Përvoja arsimore- shkencore universitare

Studimet posdiplomike në lëmine e mbrojtjes dhe studimeve paqësore Nazmi Maliqi i filloi në dhjetor të vitit 1994 në Fakultetin Filozofik në Shkup. Tezën e magjistraturës “Toleranca politike si faktor i paqes dhe i sigurisë” e mbrojti më 07 korrik 1999.

Hulumtimet e doktoraturës i filloi më 17 dhjetor të vitit 2001, në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Juridke - Politike në Shkup. Tezën e doktoraturës “Afrimi i Maqedonisë në NATO”, e mbrojti më 04 tetor të vitit 2003, ku edhe fitoi titullin e Doktorit të shkencave politike.

Prej tetorit të vitit 2002, Nazmi Maliqi është i punësuar në cilësinë e ligjëruesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në lëndët: “Studime Evropiane”, “Sistemet e informacionit publik dhe privat” dhe në lëndën të “Drejtat e njeriut dhe roli i shërbimit publik”.

Dr. Nazmi Maliqi është bashkëpunëtor i jashtëm shkencor në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Juridike - Politike në Shkup, në Fakultetin Filozofik në Shkup – Instituti për studime mbi paqen në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup si dhe profesor viziting në vitin akademik 2005/2006, në Universitetin Evropian në Shkup.

Përvoja politike

Nazmi Maliqi në vitin 1990 ishte ndër themeluesit e PPD-së, ku ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e para parlamentare (1990) në Kumanovë. Poashtu në vitin 1990 me grupin e profesorëve nga Kumanova, ishte pjesëmarrës aktiv për rihapjen e paraleve të shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Kumanovë dhe më gjerë.

Në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Maqedonisë Nazmi Maliqi erdhi nga Austria. Në këtë post ishte prej 28 prillit 1993 deri më 25 nëntor 1994.

Në mandatin parlamentar 1994 -1998 u zgjodh deputet në Parlamentin e Maqedonisë nga radhët e PPD-së në zonën e Karshiakës në Shkup. Ishte anëtar i Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe politik të brendshme.

Në vitet 1996 – 1998, ishte deputet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si përfaqësues i Delegacionit parlamentar të Republikës së Maqedonisë.

Në Kongresin e tretë të Partisë për Prosperitet demokratik, të mbajtur në Tetovë me 20 mars 1999, u zgjodh Nënkryetar i Partisë. Këtë funksion e ushtroi deri në prill të vitit 2000.

Pas mbarimit të mandatit të deputetit (tetor 1998), Nazmi Maliqit i ndodhi diferencimi i tretë. Për shkak të pengesave të pakuptimta që ia krijuan disa kundërshtar të tij politik nga radhët e partive PPD - PDSH, deri në tetor të vitit 2002, ai e kishte statusin e të papunësuarit.

Prej shkurtit të vitit 2001, Nazmi Maliqi nuk i takon asnjë partie politike.

Përvoja hulumtuese shkencore dhe universitare

  • Punime profesionale shkencore të publikuara në periudhën kohore 1991 -2001
  • Populli i jashtëzakonshëm që e preferon dhunën, Dita, Shkup maj 1991
  • Fobia dhe kontrafobia luftarake, Dita, Shkup, 15 prill 1991
  • Geto për bashkëjetesën, Dita, Shkup, 15 maj 1991
  • Pas Dejtonit Kosova brengë e bashkësisë ndërkombëtare, Rilindja, Tiranë, gusht 1996
  • NATO në Kosovë duhet të marrë situatën nën kontroll, Rilindja, Tiranë, mars 1998
  • Pa definimin e statusit të Kosovës nuk ka stabilitet në Ballkan”, Rubrika “Fokusi”, Fakti, 25 gusht 1998
  • Relaksimi ndëretnik dhe shqiptarët në ARM- Unitaristët maqedonas e identifikonë shtetin dhe ushtrin me kombin, Bota Sot, Prishtinë, 18 dhe 19 shkurt 2000
  • Me SHBA–të Strategjia e dialogut dhe bashkëpunimit edhe për Kosovën, Bota Sot, Prishtinë, 18 dhe 19 qershor 2000
  • Lugjeto se poskapoceni od dobrata, Shkup, Utrinski vesnik, 25 april 2000
  • Odbrana bez predrasudi, Shkup, Utrinski vesnik, 05 korrik 2000
  • Përgjegjësia e mediumeve do të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në Ballkan, Shkup, Javorja “Kapital”, 5 tetor 2000
  • Analizë, Marrëveshja për kufirin, Maqedoni – Jugosllavi, u shkel mbi parimin e marrëdhënieve fqinjësore midis Maqedonisë dhe Kosovës, Prishtinë, Bota Sot, 4 – 7 mars 2001
  • Situata e krijuar në kufirin verior, Maqedoni – Kosovë, sprovë e subjektit politik shqiptar, Bota Sot, Prishtinë, 11 – 13 mars 2001
  • Vështrim, Injorimi politik pengesë pë krijimin e ambijentit politik, Shkup, Lobi, Shkup, mars 2001
  • Lidhjet ndërshqiptare në Ballkan, Prishtinë, Bota Sot, shkrim në vazhdime, 29 dhe 30 prill dhe 1, 2 dhe 3 maj 2001
  • Granatimet e vendbanimeve shqiptare nga forcat qeveritare pengesë për dialogimin e sukseshëm shqiptaro – maqedonas, Prishtinë, 17 – 20 prill 2001
  • Konflikti i armatosur në Karadak, analizë, Prishtinë, Bota Sot, 10 maj 2001
  • Qeveria e koalicionit të zgjëruar dhe lufta shqiptaro – maqedonase, Pikpamje kohe, Prishtinë, Bota Sot, 2 dhe 3 qershor 2001
  • Elemente për sistemin multietnik të sigurisë në Maqedoni, Referat i paraqitur në takimin e dialogimit të intelekualëve shqiptar dhe maqedonas, Shkup, 4 qershor 2001 (Organizuar nga Zyra e Ambasadës së SHBA-së)
  • Lufta shqiptaro – maqedonase dhe raportet ndërshtetërore ballkanike, Prishtinë, 11 dhe 12 qershor 2001
  • Shpëtimi i Maqedonisë është modeli i demokracisë së Belgjikës, Rubrika, Maqedonia, Bota Sot, 21 qershor 2001
  • Dialogu shqiptaro – maqedonas dhe kompromiset poltike, Vështrim, Prishtinë, Bota sot 17 gusht 2001
  • Konflikti shqiptaro – maqedonas – Lufta guerile si opsion mbrojtës, Shkup, Lobi 29 tetor 2001
  • Studim, Dilemat rreth ekzistimit (mosekzistimit) të vlerave të përbashkëta shqiptaro – maqedonase për ndërtimin e shtetit të përbashkët, Shkup, tekst me vazhdime FLAKA, 22, 23, 24 dhe 25 tetor 2001

Punime profesionale shkencore të publikuara në periudhën kohore 2001 - 2006

  • Kontrolli demokratik në strukturat e sigurimit dhe të drejtat e njeriut, tekst i botuar në përmbledhjen “Të drejtat e njeriut si vlerë demokratike”, IADC dhe Fondacioni Friedrich Ebert, f. 303 – 312, Shkup, 2002
  • Referati në temë, Maqedonia dy vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, Debati shkencor i organizuar nga Unioni i Inteligjencies shqiptare dhe Fondacioni Friedrich Ebert, Përmbledhja në temë temë “Implementimi i marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, faqe 16 – 35, Shkup, qershor 2003
  • Pribli`uvawe na RM kon NATO i reformite vo bezbednosniot sektor, tekst i botuar në Revistën “Politi~ka misla, Konrad Adanauer, f. 29 -37, Shkup, 2003
  • Referati në temë, Mediumskata politika i afirmacija na integracionite procesi za pribli`uvawe na Republika Makedonija kon NATO,
  • Konferencë ndërkombëtare në Shkup e organizuar nga Ministria e mbrojtjes e republikës së Maqedonisë me temë “Makedonija vo NATO”, teskt i botuar në përmledhjen me të njejtin titull, f.123 –131, Ministria e mbrojtjes, Shkup, 2003
  • Krimi i organizuar si dukuri sociopatologjike në periudhën pas konfliktit si burim i i shkeljes së drejtave të njeriut, teskt i botuar në përmbledhjen “Traumat dhe dukuritë sociopatologjike si pasojë e konfliktit dhe të drejtat e njeriut, , IADC dhe Fondacioni Friedrich Ebert, f. 57- 68, Shkup, 2004
  • Implementimi i marrëveshjes së Ohrit – nxitje e ndërvarshmërisë shqiptaro – maqedonase, tekst i botuar në Revistën “ Vizione” – 1, f. 60 – 79, Shkup, 2004
  • Punimi me temë: Ndërtimi politik i paqes në Republikën e Maqedonisë përmes kuptimit të vlerave të përbashkëta, teskt i botuar në përmledhjen “ Preventiva e konflikteve, f.157 - 170, Incijativa za gradewe na mir i demokratija dhe Fondacioni Friedrich Ebert, Shkup, 2004
  • Punimi me temë “Zbardhja e vlerave të përbashkëta shqiptaro – maqedonase nga një aspekt i mundshëm politik”, botuar në Revisten” Rrënjët”, f. 1580- 1601, Paradigma, Kumanovë, 2004
  • Pribli`uvawe na Republika Makedonija kon NATO, teskt i botuar në përmbledhjen shkencore: Republika Makedonija 60 godini po ASNOM, f. 217 – 231, Akademia e shkencave dhe e arteve, Shkup, 2005
  • Punimi me temë: Regionalnata sorabotka za borba protiv korupcijata – kako obvrska za integrirawe vo EU i NATO, botuar në Revistën “Sovremena makedonska Odbrana”, f. 207– 214, Ministria e mbrojtjes, Shkup, 2006
  • Sfidat dhe preokupimet e muslimanëve në Evropën e sotme, Revista Zaman, prill 2006

Disa nga angazhimet në Projekte

  • Të drejtat e njeriut si vlerë demokratike, Bartës të Projektit: Fondacioni Friedrich Ebert dhe Shoqata e intelektualëve” Klubi Demokratik” Shkup (2001-2004)
  • Monitringu i mediumeve elektronike dhe të shkruara, bartës të projektit: Instituti për hulumtime sociologjike dhe juridiko-poltike dhe Qendra ndihmë për mediat- Bern, (2002-2003)
  • Traumat dhe dukuritë sociopatologjike si pasojë e konfliktit dhe të drejtat e njeriut, IADC dhe Fondacioni Friedrich Ebert, Shkup- Strugë, (2003 – 2004)
  • Shqipëria dhe Maqedonia drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm në ndërtimin e mirëbesimit dypalësh dhe rajonal, bartës i projektit IDN – Tiranë dhe Evro Balkan - Shkup, projekt i sponzoruar nga USAID (2003 -2005)
  • Komisioni për marrëdhënie në mes bashkësive në Këshillat e Komunave (si të funksionojë shumica e Padenterit), Organization for Security and Cooperation in Europe Spillover Monitor Mission to Skopje Public Administration Reform, 28 mars 2006
  • Shteti i së drjetës dhe reformat në Administratën publike, Organizator Qendra për Hulumtime të Admiminustartës publike, UEJL – Tetovë (dhjetor 2005 – shtator 2006)
  • Komunikimi politik dhe vlerat demokratike, bartës i projektit Ambasada e Norvegjisë në Shkup dhe Misioni i OSBE në Shkup (Tryeza debatuese të organizuara në Kumanovë, Shkup, Tetovë dhe Ohër, maj – qershor 2006)
  • Proceset e integrimit Evroatlantik dhe Maqedonia, Bartës të Projektit: Fondacioni Friedrich Ebert dhe Shoqata e intelektualëve” Klubi Demokratik” Shkup (2005-2006)

Pjesmarrja në Konferenca ndërkombëtare

  • Referati me temë “Serbia dhe Maqedonia shkelin të drejtat e shqiptarëve”, i paraqitur në Konferencën ndërkombëtare në temë “Partneriteti Evropian për shtetet në tranzicion”, organizator Parlamentarias for Global Action dhe parlamenti i Bullgarsisë”, Sofje 2-3 shkurt 1996 (Rilindja, Tiranë, 13 shkurt 1996)
  • Kosova – unifortunately this is stil considered as sorrow and is unsolved issue in Balkans, Asambleja Parlamentare e NATO-s, Luksemburg, maj 1997
  • Referat i paraqitur me tëmë: Kosovo – important key for stability in the region, Kosova – çels i rëndësishëm për stabilitetin në rajon, f. 227- 233, Konferencë ndërkombëtare, Përmbledhje punimesh, Shoqata Shqiptare e Atlantikut, 21- 23 nëntor 1997, Tiranë
  • Referati në temë, Security sector reform: a crucial commponent of peace – building in macedonia”, Konferencë ndërkombëtare në Shkup e organizuar nga Geneva Centre for democratic control of armed forces dhe Fakulteti Fiolozofik, në temë “Challenges of the Post – Conflikt Reconciliation and Peace – building in Macedonia, f. 191 -196, Shkup, maj 2003
  • Referati “Lidhjet ndërshqiptare në Ballkan – pjesë e Historisë politike të Evropës” në Konferencën e organizuar nga Center for Minorities Studies and Intercultural Relations, Sofia Friendrich – Ebert – Stifung Round table meeting boundaries and possibilities for multietnic co-exsitence in Kosovo and Macedonia, zones of compability and incompability. Sofje, 2 dhe 4 korrik 2003. (Univerzitas, f, 34-43, nr.4-5, Tetovë, qershor 2004)
  • Bashkëpunimi regjional konform standardeve për integrim në NATO dhe BE, Ligjeratë e mbajtur në seminarin treditorë në Kumanovë me 30, 31.05.2005 dhe 01.06.2005 në temëm “Bashkëpunimi regjional mes komunës së Kumanovës dhe të Gjilanit”.
  • Roli i partive politike në shoqëri, Konferencë ndërkombëtare organizuar nga OSBE - Shkup tetorë 2005)
  • Dekriminalizimi i shpijeve dhe fyerjes – Shkëmbimi i përvojave pozitive, Konferencë ndërkombëtare e organizuar në Shkup nga Instituti maqedonas për mediat dhe OSBE, Shkup 9 -10 shkurt 2006

Angazhime tjera

  • Prej janarit 2003, Nazmi Maliqi, është kryetar i Shoqatës joqeveritare “Unioni i Intelengjencies shqipatare në Maqedoni”
  • Kryeredaktor i revistës për shkencat shoqërore “Vizione”, që filloi të botohet në Shkup prej shtatorit të vitit 2004.
  • Drejtor i Qendrës për Hulumtime të Administratës publike dhe anëtar i Senatit të UEJL- Tetovë.
  • Prej tetorit të vitit 1993 deri më prill të vitit 1995, Nazmi Maliqi ushtroi postin e kryetarit të ekipit Fudbollistik “Bashkimi” nga Kumanova, në periudhë ku edhe ky ekip u kualifikua në ligën e dytë Qendrore të fudbollit në RM.
  • Është pjesmarrës në shumë projekte hulumuese shkencore të organizuar nga Qendra për hulumtime në Fakultetin e Administratës publike në Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, nga Fakulteti Filozofik në Shkup, Instituti për Hulumtime sociologjike dhe Juridiko politike në Shkup, debate shkencore të organizuara nga Unioni i Inteligjencies shqiptare në Maqedoni, në debate publike të organizuar nga “Forumi Rinor Islam” në Shkup, nga shoqata e intelektualeve “Klubi Demokratik” Shkup, Instituti “Evro - Balkan”, Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert”, OSBE, Fondacioni Konrad Adanauer Shkup, UNDP etj.

Librat e botuara

  • Shpalosje, botues IADC, Shkup, 2001
  • Gjurmë politike- IADC, 2001,
  • Toleranca politike në funksion të Paqës - Fondacioni Friedrich Ebert, Shkup, 2002
  • Sistemet e informacionit publik dhe privat, IADC, Shkup, 2006
  • Përktheu nga maqedonishtja në shqip përmbledhjen shkencore “Menaxhmenti politik”, botues, Fondacioni Friedrich Ebert, Shkup, 2003

Specializim të ngushtë të hulumtimeve shkencore të Nazmi Maliqit, nga shkencat politike janë lëmitë e integrimit Evroatlantik, siguria dhe të drejtat e njeriut.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Nazmi Maliqi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Nazmi Maliqi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes