Naser Pajaziti
Quick Facts
Biography
Naser Pajaziti gazetar dhe publicist shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Jeta
Naser Pajaziti ka lindur me 04 Shtator 1976 në Kumanovë. Ai është diplomuar për gazetari në Universitetin e Tiranës më 1999. Nga periudha studentore ka nisur të jetë aktiv me shkrime në gazetat e njohura shqiptare si “Rilindja”, “Republika”, “Enter”, “Fakti”, “Flaka”, etj. Gjatë kësaj periudhe të studimeve ka qenë edhe pjesë e Lëvizjes Studentore “Dardania” në Tiranë, që tubonte studentë nga trevat shqiptare. Me kthimin në vendlindje është punësuar në Radiotelevizionin e Maqedonisë – programi në gjuhën shqipe, më pas ka vijuar si bashkëpunëtor tek AIM Alternative Information Network, revista “Lobi”, gazeta “Bota Sot”, korrespodent i Zërit të Amerikës nga viti 2003, etj.
Karriera në media
· Gazetar redaktor RTM 2000-2001, 2002-2003
· Gazetar revista “Lobi” 2001-2003
· Korrespodent “Zëri Amerikës” 2003-2008
· Redaktor gazeta FAKTI 2004-2005
· Bashkëthemelues dhe kryeredaktor INA 2006 – 20015
· Kryeredaktor i të përditshmes “Gazeta-Shqip” 2008-2009
· Drejtor i të përditshmes ”24 orë” 2009-2011
· Redaktor TV21 2015-2017
· Drejtor INA (Iliria News Agency) 2017 -
Botime
· “Sfidat politike”, libër publicistik, botuar në Shkup, 2008
- ^ "JOURNALIST NASER PAJAZITI: WHAT DO THE 'SICK' HEADS, OF THE SO CALLED ACADEMIC CIRCLES, WANT? - Free Online Library". www.thefreelibrary.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-02-22.
{{cite web}}
:Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Bankat që s'flasin shqip!". Iliria News Agency (në anglishte amerikane). 2022-01-22. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2022. Marrë më 2022-02-22.
- ^ "NORTH MACEDONIA: POLICE ACTION AGAINST A GROUP OF JOURNALISTS IN MACEDONIA (REPUBLIC OF MACEDONIA / FYROM)". SEEMO (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-02-22.
- ^ "Pajaziti: Ahmeti can secure votes for Shilegov, but it all depends on the loyalty of SDSM partners - Free Press". Слободен печат (në anglisht). 2021-10-21. Marrë më 2022-02-22.