Mustafa Karapinjalli
Quick Facts
Biography
Mustafa Karapinjalli lindi në Elbasan, ku mbaroi shkollën 7-të vjeçare dhe atë të mesme. Në vitet 1957-1961, filloi dhe mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, në fakultetin “Histori-Filologji”, në degën “Gjuhë-Letërsi”. U diplomua si mësues i gjuhës dhe i letërsisë për shkollat e mesme.
Jeta dhe vepra
Misionin e tij në arsim e filloi si mësues, më pas drejtor shkolle, inspektor arsimi në qytetin e Elbasanit, për ta vijuar pa ndërprerje në institutin dhe më vonë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin 1989, mbrojti tezën e tij doktorale: “Kategoria gramatikore e diatezës ne gjuhën shqipe”. Drejtoi katedrën e gjuhës shqipe përgjatë viteve 1992-1996. Në 1994-ën, Mustafai merr titullin “Profesor i asociuar”.Që nga viti 1971 e deri më sot, Karapinjalli është titullar i lëndëve “Morfologji e gjuhës shqipe” dhe “Morfologji teorike”. Për punën e tij si mësues e pedagog Mustafait i është akorduar titulli “Mësues i merituar”.