peoplepill id: mulla-fejzullah-salihu
MFS
1 views today
1 views this week
Mulla Fejzullah Salihu

Mulla Fejzullah Salihu

The basics

Quick Facts

The details (from wikipedia)

Biography

Njerëzit vdesin, por kontributi i tyre jo. Hoxha i nderuar Fejzulla Salihu, i njohur tek populli i Luginës së Preshevës si “Mulla Fejza”, pas më shumë se nëntë dekadave, ndërroi jetë dhe u shpërngul në botën e amshuar.

Mulla Fejza ishte nga dashamirët e dijes. Kërkues i pashembullt për të hulumtuar në horizontin e gjerë të diturisë.Nuk do të gaboj nëse do të shprehesha se kurora e dytë e tij ishte “kurorëzimi me librin”.Erudit i vërtetë i mësimeve islame, me elan të fuqishëm për të nxënë dije duke i qëndruar besnik deri në vdekje intencës për të cilën ishte edukuar qysh në moshën e hershme; “shërbëtor i dijes”.

Figura e Mulla Fejzës, pa e ekzagjeruar, do të futet në analet e historisë në mesin e personaliteteve të këtij populli, si një nga hoxhallarët e fundit në zinxhirin e hoxhallarëve që kanë praktikuar metodën klasike - tradicionale të nxënies dhe shpërndarjes së diturisë.Në të vërtet, me largimin e Perandorisë Osmane nga vendet e Ballkanit në vitin 1912 të shekullit të kaluar, organizimi fetarë nga përkujdesa shtetërore, kalon në sferën private individuale. Shqiptarë të fundit nga fqinjët e tyre arritën të konsolidojnë institucionet e modernitetit duke formuar shtetin komb. Në këtë drejtim ishte e shquar veprimtaria e përfaqësuesve të Rilindjes Kombëtare: 1878 – 1912. Ky realitet i ri i formimit të shtetit komb fenë e shikonte të ndarë nga shteti, ashtu siç e trajton edhe sot. Prandaj me rënien e Perandorisë Osmane, pushon së funksionuari edhe institucioni i Shejhul Islamit, i cili kishte një autoritet të lartë brenda oborrit perandorak dhe kujdesej për kultivimin e trashëgimisë islame në tërë territorin ku e ushtronte pushtetin Perandoria. Pas kësaj situate paraqitet një zbrazëtirë në organizimin e jetës fetare. Edhe pse më vonë janë themeluar Bashkësi Islame, medrese, revista me përmbajtje fetare, madje janë hapur edhe fakultete.Statusi i tyre asnjëherë nuk ka qenë i rregulluar me ligj si pjesë integrale e sistemeve juridike – politike të shtetit modern, por kanë mbetur angazhim privat i bashkësive fetare dhe besimtarëve që i kanë takuar asaj bashkësie.Në këtë kontekst, hoxhallarët iu kanë përveshë punës dhe me iniciativa private kanë kontribuar që të prodhojnë kuadro të reja të cilat do të jenë në gjendje të ballafaqohen me sfidat shumë të rrezikshme që tentonin të kërcënonin zhdukjen jo vetëm shpirtërore por edhe fizike të trashëgimisë fetare në trojet tona. Në këtë drejtim është i njohur “ateizmi maoist”, i viteve të 60 - ta të shekullit të kaluar në Shqipëri. Çmenduria e kësaj ideologjie shkoi aq larg sa edhe zyrtarisht Shqipërinë e shpalli shteti i parë ateist në botë.Në Preshevë ky tip i organizimit klasik - tradicional i shpërndarjes së dijes islame dhe prodhimit të kuadrove të reja të hoxhallarëve përmes sistemit të “hallkave – rretheve”, ku mësohej duke kaluar prej një nivel në një nivel më të lart me libra të caktuar, ka ekzistuar edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërorë.Më saktësisht, hoxha i njohur jo vetëm në Luginë të Preshevës, hafz.Nexhatiu këtë lloj të mësimit klasik - tradicional e kishte organizuar në Medresenë e Preshevës. Kjo Medrese ishte shndërruar në vatër të arsimit dhe emancipimit kulturorë fetarë dhe kombëtarë.Pas ndërprerjes së aktivitetit të kësaj medreseje me ardhjen e sistemit komunist, për ta vazhduar aktivitetin e hoxhës së tij hfz.Nexhatiut, Mulla Fejza i përvishet punës me zell dhe elan të madh. Kontributi i Mulla Fejzës në këtë drejtim është i pa zëvendësuar. Ai në kushte dhe rrethana shumë të vështira ku përndjekkej nga agjentët e partisë duke e rrezikuar edhe jetën e vet nuk ka pranuar që ta ndërpres zinxhirin e mësimit dhe shpërndarjes së dijes në formën tradicionale i njohur si “sistem i hallkave”. Nga kujtimet e hoxhës së respektuar dhe nxënësve të tij, shpesh përmendet se si e ndërprisnin mësimin dhe të qetë largoheshin kur njoftoheshin se po vëzhgoheshin nga agjenturat partiake të Partisë Komuniste.

Nxënësit janë elementi më efikas që reprodukojnë dituritë e dijetarit. Edhe Platoni do të ishte shumë më i vogël pa Akademinë e tij, apo pa nxënësin e tij Aristotelin. Sipas Karl Poperit, krahas veprave tjera të mrekullueshme të Platonit, “Apologjia e Sokratit” është ndër më të mirat.Pa këtë vepër, Sokratin, “Plakun e urtë”, nuk do ta njihnim siç e njohim sot dhe nuk përmendet pa qëllim shprehja e Ciceronit se: “Sokrati është mendimtarë që e zbriti filozofinë nga qielli në tokë”. Ebu Hanifja, All – llahu e mëshiroftë nuk do t’i mbijetonte kohës sikur mos të ishin nxënësit e tij si Jusufi dhe Muhammedi. Debatet akademike që i zhvillonte Ebu Hanifja me nxënësit e tij e kanë ngritur autoritetin e tij lartë në fushën e shkencës së fikhut (jurisprudencës islame).Në rrafshin lokal, interpretimet mbi çështjet e fesë pas vdekjes së hoxhës së tij, Mulla Fejzën e kanë shndërruar në autoritet të shquar për sa i përket dhënies së fetvave lidhur me çështjet e islamit. Në popull është e njohur shprehja “fetfaja e Mulla Fejzës, apo ai ka thënë kështu”.Është meritë edhe e kontributit i tij, që gjatë periudhës së sistemit të egër komunist, nxënësit e tij, dhe hoxhallarët tjerë ia arritën që ta mbajnë gjallë trashëgiminë islame në trojet tona.

Personalitetin e tij e ka dalluar nga të tjerët dëshira për t’u marrë ekskluzivisht me çështjet e diturive fetare islame.Në karakterin e tij nuk ndjehej dëshira për të arritur te ndonjë privilegj apo pozitë nga e cila do të përfitonte materialisht për interesat e dynjasë. Nuk e lëshonte rastin asnjëherë në jetën e tij që t’i këshillonte njerëzit, t’i urdhëroj për të mirë dhe t’i ndaloj nga e keqja. Ishte i përkushtuar me adhurim ndaj Krijuesit, All–llahut të Lartësuar.Jemi dëshmitarë të gjithë se afër njëzet herë e kishte vizituar Qabenë në kohën e haxhit.Është i njohur vendi i Mulla Fejzës në Xhamin e Pejgamberit tonë në Medinën e Ndritshme, ku gjithnjë me devocion lexonte Kur`anin dhe falte namazin.Vdekja e hoxhës se nderuar nuk është humbje vetëm për familjen e tij, por humbje për tere regjionin e Luginës se Preshevës.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Mulla Fejzullah Salihu is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Mulla Fejzullah Salihu
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes