peoplepill id: milanov-kallupi
MK
1 views today
1 views this week
Milanov Kallupi
schrijver

Milanov Kallupi

The basics

Quick Facts

Intro
schrijver
Work field
Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Milianov Kallupi u lind më 18 janar 1948. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake, Universitetin e Tiranës për gjuhë e letërsi, Universitetin e Elbasanit "A.Xhuvani" në degën histori­gjeografi. Ka 40 vjet që merret me krijimtari letrare, me poezi dhe ka fituar mjaft çmime lokale e kombëtare e përtej, si: në Elbasan, Tiranë, Sarandë, Korçë, Rumani, Maqedoni etj. Në vitet 1983-­1995 ka punuar si gazetar në gazetat "Luftëtari" dhe "Fjala e lirë". Në vitin 1995 themelon shtëpinë botuese "Egnatia" dhe që nga ai vit është drejtues i saj. Synimi themelor i kësaj shtëpie botuese ka qenë nxitja, përkrahja dhe inkurajimi i talenteve të reja, të cilën e ka realizuar me sukses, duke botuar mbi 150 tituj librash. Është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve "Kostandin Kristoforidhi". Si rrjedhojë e punës së tij aktive të përhershme e me përkushtim ka bërë të mundur që kjo shoqatë të jetë gjithmonë e ngritur e të funksionojë realisht, duke evidentuar dhe vlerësuar krjimtarinë e mirëfilltë letrare të krijuesve elbasanas e më gjërë. Me iniciativën e tij, në vitin 2000 në Elbasan krijohet Klub­Haiku Shqiptar, shoqatë poetësh, të cilën e drejton me sukses. Ky Klub ka krijuar lidhje me Klub­Haikun Botëror me qendër në Tokio, si dhe me Klubet e Haikut në Ballkan e në Europë. Klub­Haiku Shqiptar nxjerr periodikisht revistën “Haiku”, drejtor i së cilës është vetë ai.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Milanov Kallupi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Milanov Kallupi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes