peoplepill id: martin-gjoka
MG
1 views today
1 views this week
The basics

Quick Facts

Work field
Gender
Male
Birth
Death
Age
50 years
The details (from wikipedia)

Biography

Martin Gjoka (Tivar, 2 prill 1890 - Shkodër, 3 shkurt 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar dhe muzikant shqiptar.

Biografia

U lind në Tivar më 2 prill 1890, i pagëzuar me emrin Matí, i biri i Filipit dhe Marie Siroviqit. I ati qe kapiten i portit detar të Tivarit.

Shkoi në Shkoder 15 vjeç ku njihet me Palokë Kurtin e Frano Ndojen që ia shquejnë talentin dhe e mbajnë afër. Futet në shkollen e etënve françeskan më 1906 ku mësimet jepeshin shqip qysh më 1902 kur Fishta u emërua drejtor, dhe sa bahet 18 vjeç, eprorët me largpamësi e nisin për në Salzburg në Austri. Qëndrimi i tij në Shkodër lidhet edhe me faktin se i vdekën prindërit. Ku përveç filozofisë e teologjisë, ndjekë dhe shkollen muzikore me famë pranë institutit nën prof. Hartmann. Atje, përveç landëve teorike, thellohet edhe në studimin e pianofortes, flautit e violinës dhe fillon me kompozue. Me sa dihet kompozimi i parë i tij asht “Ave Maria”. Vlerësimin që pati për muzikantin Palokë Kurti dhe Át Gjeçovin e shprehë kur atyne i kushton dy kompozimet e para të v. 1910 për pianoforte “Liria” dhe “Atdhe dhe gjuhë shqiptare”. Kthehet pak dit para shpalljes së pavarsisë në Shqipëri. Ishte koha kur minarja e xhamisë lidhej me nji varg dritash me kumbonaren e kishes së fretënve, dhe Gjoka mbante koncerte për Pashkë e Bajram. Jep mësim në kolegjin "Illyricum" të fretënve në landët histori e gjeografi, dhe gjuhë gjermane. Krijon orkestren më 1922, që fitoi dhe konkursin kombëtar më 1930. Ai ishte i pari që kompozoi muzikë klasike në Shqipëri në zhanre të ndryshme. Gjatë vjetit 1936 e transferuen nga Shkodra në famullinë e Planit. Punoi pa u lodhë për një Album me prelude e pjesë tjera për organo. Nuk qe e lehtë për atê të braktiste bandën, korin e Kishës së Fretënve, shkollën e muzikës, të krijueme të gjitha prej tij gjatë 25 viteve të veprimtarisë në qytet. Mbas 3 vitesh që ndej në malsí, Pater Martinin e transferuan përsëri në Shkodër, ku ndihej vendi i tij i zbrazët e i pazavendësueshëm. Erdh në gjysën e dytë t'asaj vjete, por tashmâ punët i gjet shumë të ndryshueme. Liceu "Illyricum" i françeskanëve ishte mbyllun, sepse trupi mësimor nuk pranonte me shtî në shkollë "doktrinën fashiste" që kishte programue Ministria e Arsimit. Një prej profesorëve, Athanas Gegaj, ishte arrestue e internue në Itali, ndërsá Át Gjon Shllaku e Át Lekë Luli kishin ikë në Jugosllavi. Bandave të Shkollës Françeskane e të Shoqnisë Antoniane u ishin sekuestrue të gjitha veglat muzikore nga Partia Fashiste. I vetmi aktivitet artistik kishte mbetë kori i Kishës së Fretënve e orkestra. Këto ngjarje ia thyen zemrën. Po shëndeti i tij u dobësue dhe më 3 shkurt 1940 vdiq në Shkodër në moshën 50 – vjeçare nga nji infarkt fatal. Populli shkodran me nderime të mëdha e dashuri e përcolli kufomën e tij në varrezat e Kishës së Fretënve e gjatë Meshës funerale, me lot ndër sy, kori ekzekutoi disa copa nga vepra e tij e muzikës kishtare.Tue ndjekë traditën e kompozitorëve si Bach dhe Handel, Gjoka kompozoi muzikë polifonike dhe korale, si dhe la të papërfundueme një simfoni ("Dy lule mbi vorr të Skanderbeut", 1922). Për shkak të mungesës së institucioneve muzikore apo një sistemi profesional për muzikën klasike, veprat e tij mbetën t'izolueme. Ato u luajtën vetëm nga instrumentistë amatorë dhe u ndigjuen në rrethe të ngushta shoqnore. Megjithatê, falë punës se Gjokës dhe muzikantëve të tjerë t'asaj kohe, Shkodra u bâ qendra mâ e randësishme e jetës muzikore në Shqipni, gjatë periudhës midis dy luftnave botnore e sidomos mbas Luftës së Dytë Botnore. Veprat e sivëllaut françeskan, Át Gjergj Fishta "Juda Makabe"-1915 dhe "Shqyptarja e qytetnueme"-1917 u hedhën në skenë me muzikën e Át Gjokes, gjithashtu dhe vepra tjera të Át Vinçenc Prennushit dhe Át Leonardo de Martinos. Ndër kompozimet e veta përdorte shpesh motive popullore. Prenkë Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Tonin Rrota, Pjetër Dungu, Abdulla Grimci, Simon Gjoni, Zef Gruda, Lukë Kaçi, Gjon Kujxhia, ishin te tanë nxanës të Át Martin Gjokës. Në nji farë mënyre të gjithë muzikantët shkodranë, deri në vitet ‘50-të, ishin nxanës, ose nxanësit e nxanësve të Át Martinit. Kështu violinisti Zef Alimhilli, nxanës i Gjokës, i dha njohunitë e para violinistit të mirënjohun Ndoc Shllaku, spala e parë e orkestrës sinfonike, dhe të dy krijuen mâ vonë breza të rinj violinistësh, që tue vazhduer mâ nalt studimet, u bânë pedagogët e parë të Shkollës së Muzikës. Po kështu instrumentistët e frymës, sektor ku Prenkë Jakova krijoi shkollën e vet dhe nxanësit e tij që u bânë të njohun në mbarë vendin. Kronikat e kohës e tregojnë Át Martinin herë tek shoqnia “Bogdani”, herë tek shoqnia “Rozafat” - ku ishte dhe nji ndër bashkëthemeluesit; që flasin për koncertet, jo vetëm me krijimtarinë e tij, por edhe të klasikëve të mëdhenj. Vepra e tij u rimëkamb nga puna e Provinces Françeskane, muzikologut Robert Prennushi, ing. Paç Alimhilli dhe pianistit profesionist italian Luigi Angelini që soll botimin e nji libri dhe të nji CD-je me 24 pjesë të krijimtarisë së Gjokës. Disa tituj të veprave vokale: “O ata t’lumtë që dhanë jetën”, “Atmes”, “T’falem Shqypni..; “Lamtumirë, o vendet e mia”; “Grueja shqyptare”, “Atmes: Porsi shqipe n’hove t’veta”, “Ushtari i vogël”, etj. Në muzikën instrumentale, simfonike e operistike: “Liria”, “Atdhe e gjuhë shqiptare”, “Shqiptari e muzika” etj. Megjithatê, nuk mungon tek krijimtaria e Gjokës edhe tema lirike baritore e ajo për fëmijë. Larmisë tematike i përgjigjet nji larmí e madhe formash muzikore. Ai lavroi pothuej në të gjitha gjinitë vokale e instrumentale. Në gjinitë vokale lëvroi kangën e tipit popullor e të përpunuar, këngën për fëmijë e lirike, koralet, baladën, rapsodinë, potpurinë, melodramën e deri tek opera, ndërsa në gjinitë instrumentale e simfonike: nga pjesët për pianoforte, harmonium, flaut, pjesë orkestrale, fantazia e deri tek simfonia. Muzikologu Prennushi shprehet se në të gjitha këto vepra ndjehet nji stil unik, i konsoliduem, dëshmi e pjekunisë dhe e formimit tij si kompozitor. Melosi i tij âsht i mbështetun mirë në trevat e Veriut, folklorin e të cilit e studioi thellë dhe e asimiloi në mënyrë krijuese. Në këtë drejtim ai mbetet mjeshtër i vërtetë edhe për kohët tona. Tue pasë tashma në dorë “Albumin me 24 copa”, siç e quente Át Martini, tue vû roe përdorimin e teknikës instrumentale polifonike në nji vepër të kësaj natyre, që nuk haset tek asnji muzikant shqiptar bashkëkohës.

Referimet

  1. ^ Kurti, P. Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. f. 130.  99927-789-1-1.

Literaturë

  • Át Zef Pllumi: Histori kurrë e shkrueme, Françeskanët e mëdhaj, Tiranë 2006 "55"
  • Virtyt Omari: At Martin Gjoka, kompozitori i simfonisë dhe operës së parë shqiptare 07/12/2011
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Martin Gjoka is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Martin Gjoka
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes