Marash Hajati
Quick Facts
Biography
Marash Hajati lindi në vitin 1934 në Shkodër, Shqipëri dhe vdiq në Tiranë më 28 mars 2013. Gazetar i njohur i organeve te shtypit dhe medias në Shqipëri
Biografia
Shkollën e mesme e kreu më 1952 në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në vitin 1957 ndoqi studimet e larta e në Universitetin e Petërburgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega gazetari. Diplomohet publicist. Punoi si redaktor në gazetën "Puna" e më pas, sekretar kolegjumi i saj dhe instruktor për shtypin. Nga viti 1974 deri në vitin 1988 ka qenë fillimisht Drejtor i Televizionit e që nga fillimet e viteve 80-të Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit. Në vitet 1988-90 Kryeredaktor i gazetës "Zëri i Popullit". Për afro 14 vjet ka qenë Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.Përveç artikujve të shumtë në organet e shtypit, si dhe RadioTelevizion ai ka shkruar edhe:
Dokumentare
- Tërmeti tundi malet por jo zemrat tona
- Fitimtarë mbi tërmetin (Nderuar me Çmim Republike)
Botime
- Bijtë e tokës sime(krijime publicistike - 1982)
- Dera e prapme shtypit(ngjarje e kujtime nga puna në shtyp e media - 1998)
- Shqipëria në kapërcimin e shekullit (analiza e komente - 1999)
- Çanta me kontratë(Poezi)
- Tish Daija, i vecanti(monografi - 2005)
- Vite befasish(kujtime)
- Histori dhe Vizion Stefani & Co (monografi)
- Dritëro, kohës i falemi për këtë ditar(kujtime - 2012)