peoplepill id: mal-dula
MD
1 views today
4 views this week
The basics

Quick Facts

Birth
The details (from wikipedia)

Biography

Mal Dula Bajraktari (1851-1914) lindi ne Pac Bytyç te Malesise se Gjakoves ne nje familje me virtyte te larta patriotike. Ne çerekun e katert te shek.19-te është nje nga figurat me kryesore te malësisë se Gjakoves,ështe nje nga shtate delegatet ne lidhjen e Prizrenit: Binak Alia, Ali Ibra, Mal Dula, Ahmet Sadria, Halil Brahimi, Qerim Delia, Mic Sokoli. Ne vitet 1878-1881 eshte prijesi i djelmnise se Bytyçit ne mbrojtjen e trojeve shqiptare se bashku me mbi 2000 forca te tjera te malesise se Gjakoves, ne mbrojtjen e Plaves dhe Gucise, ne mbrojtjen e Gjakoves, Hotit dhe Grudes sebashku me nipin e tij Mic Sokoli dhe komandante te tjere Binak Alia, Ali Ibra, Halil Brahimi, jane ne krye te forcave malesore per mbrojtjen e trojeve shqiptare. Mal Dula me djelmnine e Bytyçit e Berishes dallohet ne betejen e Velikes si nje udheheqes luftarak i shquar. Mal Dula, Halil Brahimi, Ahmet Sadria jane ne krye te forcave te Gashit, Bytyçit e Berishes ne sulmin kunder forcave te Knjaz Nikolles te Malit te Zi. Luftoi deri ne fund ne mbrojtje te lidhjes se Prizrenit kur ajo u shtyp me force! Gjatë viteve 1871 - 1873 kemi beteja të zhvilluara kundër forcave turke në Gjakovë e rrethina, në Deçan e deri në Pejë, ku forcave të Malësisë së Gjakovës u prinin Mal Dul Bajraktari,Haxhi Brahim Bajraktari, Binak Alia,Man Avdia, etj. Kontribut të shquar dha Malësia e Gjakovës në zhvillimet e Kuvendit të Prizrenit, më 10 qershor 1978, dhe në të gjitha betejat që zhvilluan forcat e kësaj Lidhjeje kundër fuqive osmane dhe atyre serbo – malzeze, që synonin copëtimin e trojeve shqiptare. Rol të spikatur në këtë periudhë patën Binak Alia e Mic Sokoli, Mal Dula,Halil Brahimi e Ali Hoxha, Ali Ibra e Ahmet Sadria, Shpend Zeqiri,Prel Tuli etj.

Më 4 dhjetor 1879, pjesa më e mirë e ushtrisë malazeze prej 4 mijë ushtarësh, nën komandën e Mark Milanit, ndërmori një sulm të furishëm në sektorin e Nokshiqit, në drejtim të Plavës e të Gucisë. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i përbërë nga Ali pashë Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka,Mal Dula [Bajraktari i Bytyçit]Kadri Bajri (Bajraktari i Rugovs), Filip Çeka, Jusuf Sokoli e të tjerë, midis të cilëve kishte edhe disa oficerë të karrierës, u përgjigj duke hedhur në sulm rreth 2 mijë luftëtarë. Luftimet më të ashpra u bënë në luginën e Nokshiqit, ku u angazhuan forca të shumta malazeze. Luftëtarët u përleshën aq ashpër me njëri-tjetrin, sa që të dy palët lanë mënjanë hutat dhe nxorën jataganët, duke u përleshur trup me trup. Përleshja vazhdoi disa orë me radhë. Forcat vullnetare të Lidhjes ndalën sulmin e ushtrisë malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatë në Nokshiq, duke e detyruar të tërhiqej brenda kufijve të Malit të Zi. Edhe pse të dhënat për humbjet e të dy palëve janë kontradiktore, mund të nxirret si përfundim se nga malazezët pati 300 të vrarë e të mbytur në lumë gjatë tërheqjes, ndërsa nga shqiptarët 300-400 veta.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Mal Dula is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Mal Dula
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes