Luan Toto
Quick Facts
Biography
Luan Toto e ka nisur jetën më 19. 12. 1937 në qytetin e Vlorës. Mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Ali Demi”, në vitin 1956. studjoi në Poloni për ixhinier mekanik në vitet 1956-1958, por nuk i mbaroi studimet se iu pre bursa nga shteti. Në vitet 1958 - 1960 studjoi, me korespodencë, në Institutin Gjuhë letrësi Shqipe në Tiranë. Punoi në qytetin e Vlorës mësues i matematikës dhe fizikës, në vitet 1959-1962. Në vitin 1962-1965 punoi aktor në teatrin profesionist të Vlorës, ku luajti gjashtë role kryesorë, midis tyre edhe rolin e peshkatarit tek “Familja e peshkatarëve” të Sulejman Pitarkës. Në vitet 1965-1968 punoi piktor dekorativ në NTAN. Prej vitit 1968 deri në vitin 1992 deri sa doli në pension, punoi piktor në dekorin e qytetit të Vlorës. Është Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”.
Ka botuar:
- Sezaiu-novelë.
- Arbeni-dramë.
- Krisma e parë-dramë për fëmijë.
- Letra-dramë.
- Dritë në qeli-dramë.
- Violeta-dramë.
- Trilogjinë me romanet: Kohë e rinisë së baballarëve.
- Dielli perëndon në lindje.
- Duam ajër.
- Ka përkthyer tetë libra nga gjuha polake:
- Ka çelur pesë ekspozita vetjake në pikturë-vaj, në qytetin e Vlorës.