peoplepill id: llambi-blido
LB
1 views today
2 views this week
The basics

Quick Facts

The details (from wikipedia)

Biography

Llambi Blido u lind në Strum të Roskovecit, në 3 shkurt të vitit 1939. Pas Politeknikumit “7 nëntori” në Tiranë, në degën gjeologji – miniera me medalje të artë, vazhdoi studimet studimet në Fakultetin e Grafikës të Akademisë së Arteve “Rjepin” në Leningrad (Shën Petërburg). Me përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve kthehet në Tiranë dhe përfundon studimet në Institutin e Lartë të Arteve Figurative, në degën e pikturës me pedagogë Vilson Kilicën dhe Danish Jukniun. Mbron diplomën me temën “Në kopshtin e fëmijëve” me vlerësimin shkëlqyeshëm. Gjatë viteve 1965-1975 punon redaktor artistik në organet shtypit për fëmijë e më pas (1975-1987) piktor, pedagog pikture në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Në periudhën 1987-1991 emërohet inspektor për artin figurativ në Ministrinë e Kulturës. Nga viti 1992 e në vijim vazhdon aktivitetin artistik në krijimtari të lirë. Në vitin 1971 ekspozon punimet e tij të para “Në kopshtin e fëmijëve”, “Vajza në breg të detit”, “Nudo”, “Në park”, “Vajza e vogël rozë”, etj.. Një vlerë të veçantë paraqesin 70 vizatimet dhe 38 poezitë e botimit “Album –Vizatime lirike të viteve 1960-1980”. Blido është pjesëmarrës me ekspozita vetjake dhe të përbashkëta brenda dhe jashtë shtetit, nga të cilat mund të veçojmë: Në Köln (Overath) Gjermani (1990-1991); në Bonn, Gelsenkirchen në Gjermani (1991); në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë (viti 1992), në galerinë “Dajti” në Tiranë. Në vitin 1998, së bashku me Vilson Kilicën, Kujtim Buzën, Agim Zajmin e më vonë me Sali Shijakun, artistë të shquar, themeluan ekspozitën e përvitshme kombëtare të pikturës, të quajtur “nëntori”, e cila u hap në Muzeun Historik Kombëtar. Prej vitit 2002 kjo ekspozitë është bërë aktivitet i përvitshëm zyrtar i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, duke u kthyer në një institucion të pikturës shqiptare bashkëkohore. Është ideator dhe bashkëorganizator i ekspozitës “Pranverë Art”,-aktivitet ky i përvitshëm artistik. Veç kësaj Llambi Blido me artikujt e tij të shumtë dhe referimet shkencore dhe artistike njihet si estet arti. Në vitin 1999 përfundon monografinë “Shkolla ruse e Arteve Figurative dhe kontributi i saj i drejtpërdrejtë në shkollën shqiptare të Pikturës, Skulpturës dhe Grafikës”. Dikur emrin e tij e gjeje në ilustrimet e revistave të kohës për fëmijë, “Yllkat”, “Fatosi”, “Pionieri”, në ilustrimet e dhjetëra librave të shtëpive botuese “Naim Frashëri” dhe “8 nëntori”, në ekspozita me pikturat e tij të veçanta në Galerinë e Arteve apo edhe jashtë Shqipërisë, më shumë në Gjermani; në artikujt kritikë si një estet arti në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “nëntori” si dhe shumë veprimtari të tjera të kohës. Tani atë e ndesh më rrallë në jetën artistike të kryeqytetit. Dhe kjo për një arsye madhore, ka dhjetë vjet që ai nuk shikon më. Dhjet vjet që ai e ka ngadalësuar, por jo ndalur punën krijuese. Vetëm në vitet 2010-2011 ka bërë 84 punime në pikturë të linjës së tij abstrakte, të cilat, nën kujdesin e miqve të tij, ai i ekspozoi këto ditë në galerinë “Didart”. Veç kësaj Llambi me mënyrën e vetë ka kohë që shkruan kujtime për miqtë e tij të artit si Kasem Trebeshinën, Lekë Tasin, Fatmir Haxhiun, Viktor Halimin, Dragush Çabejn etj.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Llambi Blido is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Llambi Blido
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes