Leon Malazogu
Quick Facts
Biography
Leon Malazogu është Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Japoni, dhe jo-rezitent në Republikën e Ishujve Marshall, Republikën e Palaut dhe në Federatën e Shteteve të Mikronezisë.
Biografia
Ai përfundoi studimet e tij në Universitetin amerikan në Bullgari dhe ato post-diplomike në Universitetin Notre Dame, specializuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, qeverisje dhe zgjidhje të konflikteve. Para se të marrë këtë post, Leoni ka udhëhequr institutin Demokraci për zhvillim (D4D), që hulumton lidhjen në mes të demokracisë dhe zhvillimit.
Ai ka shërbyer edhe si anëtar bordi i Universitetit të Prishtinëa si dhe ishte pjesë e Grupit këshill-dhënës Ballkani në Evropë, i themeluar nga Universiteti i Gracit. Leoni ka ligjëruar në disa universitete në Kosovë dhe Maqedoni si dhe specializim pranë Universitetit të shtetit të Arizonës. Ai ka shërbyer si Përfaqësues rajonal i Qendrës evropiane për çështje të pakicave, Drejtor i hulumtimeve pranë Institutit Kosovar për kërkim dhe zhvillim të politikave, këshilltar i zëvendës-kryeministrit si dhe ka udhëhequr zyren e Kosovës të Projektit për marrëdhënie etnike me seli në Prinston. Leoni ka botuar studime të shumta për demokratizimin dhe marrëdhinet rajonale.