Kujtim Xhani
Quick Facts
Biography
Kujtim Jashar Xhani lindur më 29.08.1955 në Tiranë. Është diplomat në karrierë. Diplomuar në Universitetin Kim Ir Sen në Fakultetin e Gjuhë Letërsisë, Phenian, RPD e Koresë në vitin 1979.
Eksperienca pune:
prill 2011 e në vazhdim: Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, njëkohësisht Ambasador jo-rezident në Republikën e Koresë, Republikën Socialiste të Vietnamit, Republikën Popullore Demokratike të Koresë, Mongoli dhe Republikën Popullore të Bangladeshit.
2006 – 2011 Shef i Protokollit të Kryeministrit dhe njëkohësisht, nga nëntor 2008, emërohet Ambasador (jo rezident) i Shqipërisë në Republikën e Koresë; Republikën Socialiste të Vietnamit dhe në Republikën Popullore Demokratike të Koresë.
2000 – 2006 Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, njëkohësisht Ambasador jo-rezident në Japoni; Republikën e Koresë, Australi; Zelandën e Re; Republikën Popullore Demokratike të Koresë, Mongoli; Singapor.
tetor ’98-Mars ’00 Drejtor i Drejtorisë Afro-Azisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
nëntor ’97-shtator’98 I Ngarkuar me punë në Ambasadën Shqiptare në Malajzi.
shtator ’96-Dhjeotr ’96 I Ngarkuar me punë në Ambasadën Shqiptare në Kroaci.
prill ’95-gusht ’96 Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Malajzi.
1992 I Ngarkuar me Detyrën e Drejtorit të Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
1989 Zv.Drejtor i Drejtorisë së Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
gusht ’83- 1989 Emërohet Atashe, në Ambasadën Shqiptare në Phenian të RPD të Koresë dhe më pas promovohet në Sekretar i Trete e Sekretar i Dytë, njëkohësisht i ngarkuar për marrëdhëniet ekonomiko-tregtare.
maj 1983 Emërohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme
1980-1982 Fillon punën si doganier në Doganën e Qytetit Shkodër
Gjuhët e huaja: Anglisht, Koreane