Jusuf Zimeri
Quick Facts
Biography
Jusuf Zimeri, (20 prill 1962, Llojan, Kumanovë), është jurist i drejtësisë islame.
Biografia
Prof. Jusuf Zimeri lindi më 20 prill të vitit 1962 në fshatin Llojan të Kumanovës, është jurist i drejtësisë islame.Shkollën e mesme e kreu në "Medresenë Alaudin" në Prishtinë.
Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet në Universitetin "Al-Az'har" në Kairo pranë Fakultetit të Ligjit dhe Jurisprudencës Islame.
Pas diplomimit kthehet në vendlindje dhe fillimisht punësohet si ligjërues në fshatin e tij, dhe më pas transferohet si referent për çështje fetare në BIM në Shkup. Pas dy viteve transferohet si profesor i lëndëve të jurisprudencës islame në shkollën e mesme "Medreseja Isa Beu" në Shkup, ku tani ushtron edhe postin e sekretarit. Veprimtaria e tij është mjaft e gjerë, janë për tu përmendur disa punime shkencore nëpër revista të ndryshme.
Veprat
Gjithashtu është marrë edhe me përkthime nga gjuha arabe dhe realizuar disa botime.
- Internimet dhe burgimet e Seid Nursit, 1994
- E drejta e trashëgimisë në jurisprudencën islame,
- Sistemi zgjedhor islam,
- E drejta familjare,
- Gjykata në sistemin islam,
- Pesë shtyllat e fesë islame, etj.