Ilire Zajmi
Quick Facts
Biography
Ilire Zajmi gazetare pranë Radio Televizionit Publik RTK , shqiptare nga Kosova. Lindur më 1971 në Prizren. Me profesion është juriste e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ka specializuar diplomacinë pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare, Qendra Rajonale për Studime Politike e Diplomatike. Ka kryer studimet për magjistraturë në degën e Gazetarisë dhe Komunikimeve Masive. Ka të botuar dhjetë libra: Përmbledhjen me poezi “Këmbanat e mëngjesit”, Prishtinë (1991), romanin “Fashitja e ëndrrave rrebele” Prishtinë (1996), libri publicistik “Un treno per Blace” botuar në Itali (Molfetta – Bari 1999), përmbledhjen me poezi “Baladë e bardhë” Prishtinë 2000. Librin publicistik "Nje tren per Bllace", 2011 Prishtine,librin studimor "Pamjet televizive dhe realiteti"(2011),permbledhjen me poezi " Amnesia" botuar ne Portugali (2011),romanin "Era"(2014), botuar ne Shqiperi,vellimin me poezi "C 'estla fin" ne gjuhen frenge , (2015) L'Harmattan,Paris,perbledhjen me poezi "Valsi i mesnates", (2016) Buzuku, Prishtine. Është bashkëautore nëtre antologji: “Take të larta”botuar në Prishtinë në vitin 2002, në antologjinë “Gjuha e dashurisë poetike” botuar në Tiranëmë 2006, dhe bashkëautore në antologjinë “Nënës”botuar në Tiranë 2007. Shkruan poezi, prozë si dhe merret me përkthime letrare nga gjuha angleze dhe italiane. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe e PEN qendrës. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetare e redaktore e lajmeve në mediat e shkruara dhe në ato elektronike në Kosovë. Aktualisht punon në Radio Televizionin e Kosovës.