peoplepill id: ilir-shaqiri-1
IS
Albania
1 views today
1 views this week
Ilir Shaqiri
Balerin dhe koreograf shqiptar

Ilir Shaqiri

The basics

Quick Facts

Intro
Balerin dhe koreograf shqiptar
Places
Work field
Gender
Male
Place of birth
Tirana, Tirana municipality, Tirana County, Albania
Age
51 years
The details (from wikipedia)

Biography

Ilir Shaqiri (lindur më 12 prill 1973) është një balerin dhe koreograf shqiptar. Ai është personalitet televiziv si dhe pjesëmarrës në disa programe në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, të transmetuar në televizionin Top Channel.

Jeta e hershme

Ilir Shaqiri ka lindur në Tiranë, Shqipëri më 12 prill të 1973. Ai është balerin, koreograf, personalitet televiziv si dhe pjesëmarrës në disa programe në Shqipëri dhe jashtë saj. Ilir Shaqiri është i biri i Estref Shaqiri, balerin solist i Teatrit të Operas dhe Baletit Tiranë dhe i Mukades Erebara, gjithashtu balerinë e parë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ata mbeten influencuesit më të mëdhenj të jetës së tij. Iliri ka kaluar fëmijërinë e tij në Tiranë, ku ka jetuar me familjen. Ka nisur baletin që në moshën 10 vjeçare. Studioi deri në moshën 18 vjeçare ku më pas u bë pjesë e trupës së baletit si solist. Pas një viti, Iliri, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme bëhet balerin i parë në TOB. Në vitin 1991 ndoqi studimet për specializim në Teatrin e Operas dhe Baletit në Shkup, Maqedoni. Pas një pune të shkëlqyer, në vitin 1992 u largua drejt Italisë per një jetë më të mirë.

Karriera

Ai shkëlqeu në profesionin e tij si balerin profesionist në talent show ‘Amici’ të drejtuar nga moderatorja e famshme Italiane Maria De Filippi, në një nga kanalet më prestigjoze të Italisë Mediaset Canale 5. Ilir Shaqiri gjithashtu ka marrë pjesë si president i jurisë në ‘Dancing with the Stars’ Albania për 6 vite radhazi. Një hap i rëndësishëm në karrierën e tij profesionale është krijimi i akademisë së tij ‘Etoile d’Ilir’ ku ka arritur të nxjerrë qindra balerinë profesionistë. Viti 2003 është viti ku do të fitojë titullin ‘Ambasador i Shqipërisë në Botë’, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ndërsa në vitin 2006 merr çmimin në Itali si personazhi më i mirë i televizionit, ’Tv- Radio corriere Miglior Personaggio Televisivo’.

Viti 1993 do të shënojë një vit të rëndësishëm për karrierën e tij. Ai merr pjesë në shfaqjen e ‘La Corrida’ një talent show ku performon si balerin profesionist. Ky ishte një nga hapat më të rëndësishëm të karrierës së tij. Pas pjesëmarrjes në këtë talent show, ai punoi për disa vite si balerin profesionist në emisione të ndryshme televizive, si ‘La sai l’ultima’, ‘C'è Posta per Te’, ‘Buona Domenica’, ‘Saranno Famosi’, ‘Amici di Maria De Filippi’ duke shkëlqyer në profesionin e tij. Arritjet ndër vite i dhanë mundësinë të ndërtonte akademinë e tij të parë  ‘Etoile d’Ilir’. Shumë studentë morën mësimet e para të baletit për të nisur më pas dhe ata karrierën si profesionistë.

Vitet 2012-2018 do ta gjenin si president i jurisë në ‘Dancing with the Stars’ Albania ne televizionin Vizion Plus.

Për herë të parë në tetor të 2021 në Shqipëri do të nisë edicioni i parë ‘Big Brother Vip’ Albania në Top Channel, ku Ilir Shaqiri bëhet pjesë midis personazheve të tjerë të njohur. Viti 2022 sjell arritjen e tij të radhës. Ai triumfoi duke dalë fitues i këtij edicionit të parë, i cili do të mbahet mend gjatë pasi arriti të thyente çdo rekord shikueshmërie të emisioneve në Shqipëri.

Jeta personale

Në vitin 2000, Iliri njihet me Emanuela Morini, aktore e famshme italiane. Ata u njohën gjatë një programi televiziv në Milano, ku merrnin pjesë të dy. Nisën të bashkëjetonin në Romë të Italisë për të finalizuar lidhjen e tyre me martesë. Nga kjo martesë erdhi në jetë vajza e tyre Emily Shaqiri më 16 tetor 2004. Emily, që në moshën 4 vjeçare përzgjidhet për shërbimin e parë fotografik si një modele fëmijë. Më pas, në vitin 2010 ajo merr pjesë në programe të rëndësishme televizive italiane dhe në 2018 ajo do të njihet në shumë vende pas debutimit të saj si aktore dhe balerinë ne Miracle Tunes.

Filmografia

Televizion

VitiTitulli i emisionitRoliTelevizioni
1993La CorridaBalerin profesionistCanale 5 Mediaset
2000La sai l’ultimaBalerin profesionistCanale 5 Mediaset
2000-2003, 2005C’e posta per teBalerin profesionistCanale 5 Mediaset
2000-2003Buona DomenicaBalerin profesionistCanale 5 Mediaset
2001Saranno famosiBalerin profesionistCanale 5 Mediaset
2000-2007Amici di Maria De FilippiBalerin profesionistCanale 5 Mediaset
2012-2018Dancing with the StarsPresident i jurisëVizion Plus Tirana
2021-2022Big Brother Vip AlbaniaFitues i çmimit të parëTop Channel

Teatër

VitiShfaqjaRoliRegjia
1991Lo SchiaccianociBalerinTeatri i Operas Shkup
1991GiselleBalerinTeatri i Operas Shkup
1991LolaBalerinTeatri i Operas Shkup
1992Don ChichotteBalerinTeatri i Operas Shkup
1992Lago dei cigniSolistTeatri i Operas Shkup
1992Pink FloydSolistTeatri i Operas Shkup
1992Carmina BuranaSolistTeatri i Operas Shkup
2007RugantinoRugantinoGino Landi
2007Il silenzio dei sogniProtagonista GeorgiGiulio Base

Koreografi

ShfaqjaRegjiaLloji
La Citta’ Dell'utopiaGianpiero FranceseMuzikor
Giulietta e RomeoClaudio InsegnoMuzikor
Chiedimi se voglio la LunaClaudio InsegnoMuzikor
La farfalla LilyClaudio InsegnoMuzikor
Quel pazzo pullman della danzaMuzikor
Telethon 2008Muzikor
30’ anniversario fondazione Freddy ‘76Muzikor
Have a dreamMuzikor
DreamingMuzikor
Per non dimenticareMuzikor
Mazda MX5RFDrejtim artistik dhe koreografi
Mille e una energiaDrejtim artistik dhe koreografi
Eni EnergiaDrejtim artistik dhe koreografi
Dance Dance DanceKoreografi

Referime

  1. ^ "Balerini Ilir Shaqiri rrëfen jetën e vështirë: Në Maqedoni nuk më përfillnin fare". oranews.tv. OraNews. 9 korrik 2018. Marrë më 9 mars 2022.
  2. ^ "IL BALLERINO ILIR SHAQIRI: TRA STUDIO, SACRIFICIO E SUCCESSO" [Balerini Ilir Shaqiri: Mes studimit, sakrificës dhe suksesit]. artistialbanesi.it (në italisht). Artisti Albanesi. 23 mars 2013. Marrë më 9 mars 2022.
  3. ^ "Prapaskenat/ Ilir Shaqiri i përmendi gruan Oni Pustinës, zbardhet dinamika e sherrit të dy ish-shokëve të ngushtë". panorama.com.al. Panorama. 18 dhjetor 2021. Marrë më 9 mars 2022.

Lidhje të jashtme

Ilir Shaqiri tek IMDb

Ilir Shaqiri në Instagram

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Menu Ilir Shaqiri

Basics

Introduction

Jeta e hershme

Karriera

Jeta personale

Filmografia

Referime

Lidhje të jashtme

Gallery (1)

Lists

Also Viewed

Lists
Ilir Shaqiri is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Ilir Shaqiri
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes