Ilir Rexhepi
Quick Facts
Biography
Ilir Rexhepi, është Aktor i brezit të ri të aktorëve kosovarë. Mbaroi studimet për aktor në Akademinë e Arteve të Univerisitetit të Prishtinës, në klasën eprof. Enver Petrovci dhe prof. Faruk Begolli të njohur si ndër aktorët më të famshëm në ish Jugosllavi dhe në Ballkan. Angazhimet teatrale i fillon në Teatrin Dodona në Prishtinë, i cili në atë kohë ishte Teatri më i shikuar në Kosovë për të filluar më vonë një karrierë të suksesshme në kinematografi dhe televizione Gjermane si RTL, ZDF, BR, SAT1, ARD etj.
Krahas angazhimeve teatrale dhe kinematografike si aktor, ka shkruar edhe skenare filmi dhe dramë. Në fëmijëri merrej me shkrime letrare, moderatorizëm, aktrim dhe me gazetari që kryesisht shkruante për Kulturën, Filmin dhe Teatrin. Prej moshës 12 vjeqare ka bashkëpunuar me shumë gazeta dhe mediume publike, si: Rilindja , Gep, Pionieri, Zëri, Alernativa, Bujku, Bota e re, Radio Ferizaj, Radio Prishtina, Televizioni i Prishtinës etj. Është autor i përmbledhjes me poezi “Mirëmëngjesi Republikë” e botuar në vitin 1992. Krijimet e tij poetike ishin vlerësuar ndër më të mirat nga krijuesit e rinjë të asaj kohë në Kosovë. Ishte fitues i disa çmimeve për krijimtari letrare.
Angazhimet në Teatër dhe Film
- "Der ZÜRICH Krimi" Regjia: Florian Froschmayer, ARD
- "Skylines" Regjia: Maximilian Erlenwein & Soleen Yusef, NETFLIX
- "Krimi Duell" Regjia: Felix Bärwald, Andreas Einbeck, SAT1
- "Der Polizist, der Mord und das Kind" Regjia: Johannes Fabrick, ZDF
- "Tatort - Tod und Spiele" Regjia: Maris Pfeifferr, ARD/WDR
- "Alarm für Cobra 11 - Die Autobahnpolizei", Regjia: Nico Zavelberg, RTL
- "Notruf Hafenkante" Regjia: Danien Drechsel-Grau, ZDF
- "Back for Good", Regjia: Mia Spengler, Kinofilm
- "Rauchen kann tödlich sein", Regjia: Steffen Grohmann
- "Kreisgespräche" Regjia: Maximilian Auer, Johannes Fischer
- "No Space Movie with George", Regjia: Gizem Acarla
- "Timebreakers - Auf der Suche nach dem geheimnisvollen Heidekristall", Regjia: Niels Marquardt, Kinofilm
- "Der Krankenpfleger" Regjia: Stefan Graeser
- "Die Verwandlung" ( bazuar nga autori Franz Kafka), Regjia: Igor Plischke
- "El Comandante" Regjia: K. Anderson
- "Der Freund" Regjia: A. Schwarz
- "Talent" Regjia: S. Bohlen
- "Mesazhi" Regjia: B. Zogaj
- "Familjet" Serial Televiziv, Regjia: S. Raça
- "E 13-ta" Regjia: B.Ugzmajli
- "Radha" Regjia: F. Haziri
- "Atje ku nuk lind dielli" Regjia: S.Raça
- "Zotëri Dollari" Regjia: V.Osmani
- "Kukumi" Regjia: I.Qosja
- "Kur kishe mujt me m`pa qysh më kishe pa" Regjia: Faruk Begolli
- "Profesor jam talent se jo mahi... 3" Regjia: Faruk Begolli
- "Julius Caesar" Autor: William Shakespeare, Regjia: B.Bacaj
- "Romeo and Juliet" Autor: William Shakespeare, Regjia: F.Lajqi
- "Titus Andronicus" Autor: William Shakespeare, Regjia: F.Mehmeti
- "Mungesa e Ajrit" Regjia: B.Graiqevci, G.Krasniqi
Shih edhe
- Lista e aktorëve shqiptar