Iliaz Fishta
Quick Facts
Biography
Iliaz Fishta (26 maj 1926 - 10 korrik 2005) lindi në Shkodër, ku edhe kreu studimet e mesme, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Shën Peterburgut për Ekonomi Financë.
Pas kthimit në vendlindje, ai kreu një sërë detyrash të rëndësishme administrative shtetërore. Veprat e tija shkencore janë autentike dhe të argumentuara nga burimet dokumentare. Gjatë jetës së tij shkencore Ilaz Fishta shkroi mbi 13 000 faqe me vepra shkencore, 13 monografi dhe botime tjera dhe 135 artikuj shkencorë, referate dhe punime tjera që kanë të bëjnë me lëmin e ekonomisë.
Studimet kryesore të tij kanë të bëjnë me tri fusha kryesore : Teorinë e Ekonomisë, Politikën Ekonomike të Shtetit dhe Historinë e Ekonomisë së Shqipërisë nga fundi i shek.XIX deri në vitin 2005.
Pas monografisë "Sistemi Monetar dhe i Kreditit në Shqipëri (1925-1944) ", shkroi triologjinë mbi kapitalin e huaj në Shqipëri e cila merret si vepra kryesore e tij. Në vitet e fundit të jetës së tij shkroi vëllimin "Historia e Ekonomisë së Shqipërisë".
Ilaz Fishta ka drejtuar disa sektore shkencore të Institutit të Eonomisë dhe Institutit të Historisë. Po ashtu udhëhoqi botimet e revistave që ishin gush të lidhura me veprimtarin e tij. si : "Ekonomia Popullore", "Probleme ekonomike", "Studime historike"
Për veprën dhe kontributin e tij, Prof. Fishta është dekoruar dy herë me urdhërin "Naim Frashëri" (Klasi I e II) pastaj me "Çmimi i Republikës" (Klasi III) dhe me Urdhërin e Lartë "Mjeshtër i Madh i Punës" nga Presidenti i Republikës.
Tituj të veprave
- Literaturë ekonomike
- Sistemi Monetar dhe i Kreditit në Shqipëri (1925-1944)
- Historia e Ekonomisë së Shqipërisë (vëllim)
- Revista
- Ekonomia Popullore
- Probleme ekonomike
- Studime historike
Mirënjohjet
- Naim Frashëri - dekorimi i klasës I-rë
- Naim Frashëri - dekorimi i klasës II-rë
- Çmimi i Republikës - dekorimi i klasës III-rë
- Mjeshtër i Madh i Punës