peoplepill id: hekuran-mara
HM
1 views today
1 views this week
The basics

Quick Facts

The details (from wikipedia)

Biography

Hekuran Mara (1925–2007). Ekonomist, profesor, akademik. Lindi në Mborje (Korçë). Me mbylljen e Liceut Kombëtar (francez) më 1942, ndërpreu studimet dhe u përfshi në Lëvizjen ANÇ. Pas çlirimit e përfundoi Liceun (1946) dhe në vitin 1952 kreu studimet e larta për ekonomi politike në Universitetin “Lomonosov” të Moskës. Punoi si pedagog në Institutin Ekonomik (1952–1957), dekan i Fakultetit të Ekonomisë të UT (1957–1962), zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Ekonomike (1963–1974), përgjegjës i katedrës së ekonomisë politike në UT (1977–1983), zëvendëskryetar i ASHSH (1984–1993). Hekuran Mara ka qenë anëtar i kryesisë së Komisionit të Planit të Shtetit (1976–1983), anëtar i Arbitrazhit të Lartë (1970–1974) etj. Ka botuar, si autor dhe bashkautor, monografitë: “Periudha e kalimit në RPSH” (1963); “Privatizimi në Shqipëri dhe efektiviteti i ndërmarrjeve të privatizuara” (1996); “State Enterprize Restructuring in Bulgaria, Romania and Albania” (1997); “Emigrimi i elitës intelektuale nga Shqipëria gjatë tranzicionit” (1999) etj. Është bashkautor i teksteve “Ekonomia politike e kapitalizmit” (1972) dhe “Ekonomia politike e socializmit” (1972). Mbante titullin “Doctor honoris causa” i Universitetit Kombëtar të Limës (Peru).

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Hekuran Mara is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Hekuran Mara
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes