peoplepill id: haxhi-kraki
HK
1 views today
1 views this week
The basics

Quick Facts

The details (from wikipedia)

Biography

Haxhi Nezir Kraki u lind më 21 shtator 1945 në Junik. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa, ato të mesme në Gjimnazin e Pejës. Studimet univerzitare i mbaroi në Prishtinë në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Biografia

Haxhi Kraki rrjedhë nga një familje me legjimitet tradicional dhe kombëtar e cila ishte e pranishme dh në mënyrë kontinuitive, në ngjarjet e rëndësishme historike, shoqërore dhe politike të popullit tonë gjatë terë historisë.

Haxhi Kraki qysh në moshë të re u mishërua me vyrtyte të larta atdhedashurie e besnikërie.Shkaku i bindjeve të tij antikomuniste, dhe ndjenjes liridashëse gjatë gjithë kohës përjetoj veshtërsi të shumta politike jo vetëm si nxënës në Pejë, por edhe si student në Prishtinë dhe më vonë si profesor.

Në vitin 1968 si student mori pjesë aktive në demostratat që u organizuan në Prishtinë dhe në viset e tjera, prej nga më vonë pati pasoja të rënda politike, distancim dhe përndjekje.Në vitin 1969 për t'i shpëtuar kësaj situate të tendosur politike,pas shumë vështërsive shkon në Prizeren ku punësohet në Shkollën e Mesme të Muzikës mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Më vonë punon edhe në Shkollën e Mesme Teknike prej nga në vitin 1972 përjashtohet nga procesi mësimor nën pretekstin se ky i takonte Organizatës ilegale "Shqipëtarët e rinj" e formuar nga një grup profesorësh dhe nxënësish me program antijugosllav dhe për kët arsye përcillet vazhdimisht nga organet policore dhe gjyqësore të asaj kohe jo vetëm në shkollë por edhe jashtë saj. Haxhi Kraki përjashtohet nga puna më 1972 së bashku me bashkëveprimtarët tjerë nga Drejtoria e dhunshme e Shkollës dhe Grupi punues i udhëhequr nga Komiteti i Lidhjës Komuniste të Prizrenitsepse Shkolla Teknike trajtohej si çerdhe e nacionalizmit shqiptar. Pas përjashtimit nga puna Haxhi Kraki kthehet në vendlidje, pra, në Junik, ku qëndroj i pa punë për një kohë të gjatë,i papërfillur dhe i distancuar nga organet e atëhershme politike dhe arsimore si përson "non grata"

Në vitin 1974, duke mos dashur t’u bie në gjunjë njerëzve të padinjitetshëm, që ishte edhe si parakusht punësimi, punësohet si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin "Ramiz Sadiku" në Rahovec,ku punon pa ndërpreje deri në vitin 1990. Pas shkatrrimit të Partisë Komuniste dhe ndryshimeve të mëdha demokratike në Kosovë,dhe me formimin e Lidhjës Demokratike të Kosovës, si lëvizje legale gjithëpopullore politike dhe gjithëpërfshirësekrijohen kushte më të volitshme për të gjithë ata që kishin qenë të padëshiruar dhe të distancuar nga regjimi i atëhershem.

Pas një interrnimi të brendshëm politk mbi njëzet vjeçar, në vitin 1990 pranohet si profesor në Gjimnazin "Vëllëzërit Frashëri" në Deçan për paralelet e ndara në Junik me ç'rast korigjihet një padrejtësi e madhe dhe paradoksale ndaj tij.Por për fat të keq, prap pati vështërsi të shumta nga disa ish-struktura e mbeturina të regjimit komunist, duke e trajtuar ende si person të padëshirueshëm dhe duke e penguar edhe në punën e tij. Kthimi i tij në Junik ishte një ëndërr e kahershme prandaj veprimtaria e tij këtu u zhvillua në mënyrë të gjithanshme;në sferen politike, kulturore dhe arsimore.Punon me përkushtim në konsolidimin, perforcimin dhe riorganizimin e Lidhjes Demokratike në Junik, e duke qenë kryetar i komisionit për informim përcjellë me vëmendje situaten politike e të sigurisë dhe bënë bënb prezantimin e saj në Qendren Informative të Kosovës (QIK).

Gjatë kësaj përiudhe vepron me përkushtim në organizimin e mësimit paralel në variantin C nëpër shtëpitë private në kushte mjaftë kritike të një okupimi klasik.Pavarësisht situatës së rëndë dhe rrezikut organizon legalisht orë letrare, tribuna dhe përvjetor të rëndësishëm të historisë sonë.Merr pjesë aktive në pëgaditjen e Referendumit për Pavarsinë e Kosovës me 1991,dhe në mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Në zgjedhejt e para postkomuniste të cilat u mbanjtën me 1992, arriti një sukses historik, duke e fituar titullin e Deputetit te parë për zonën e Junikut në Parlamentin e Republikës së Kosovës edhe pse ishte në një konkurrenc të fort kandidaturash e në një situatë të rëndë shtetrrethimi.Ishte anëtar i Komisionit për bujqësi.

Për ta ngjallur jetën kulturore dhe artistike,në vitin 1994 e formon Shoqërinë kulturo artistike me emrin ‘’Besëlidhja e Junikut’’dhe emërohet kryetar i saj. Kjo Shoqëri për herë të parë, në mars te vitit 1995,shfaqë një program letraro- muzikor nën një trysni të tmershme policore serbe, për hirë tëtrembëdhjetë vjetorit të demonstratave të vitit 1981, të tridhjetë vjetorit të vdekjes së F. Nolit, si dhe shtatëdhjetë vjetorittë vrasjës së Bajram Currit dhe Luigj Gurakuqit.Me 1995-96 hapen paralelet e' Shkollës së Mjekësisë dhe meqenëse ishte i kyçur në këtë proces me vlera të jashtëzakonshme strategjike dhe emancipuese emërohet koordinator.U angazhua edhe në formimin e "Shoqatës për kthmin e Shqipëtarëve" me seli në Pejë dhe u zgjodhë kryetar i saj.

Në vitin 1997 merr pjesë si pëfaqësues Parlamentit të Kosovës në varrimin e Edmond Hoxhës,ndërsa në vitin 1998 organizon orën e madhe letrare me rastin e njëvjetorit të vrasjes së tij në një situat politike tmerrsisht të rënduarnga policia serbe.Në vitin 2000 emërohet si koordinator i Gjimnazit të Junikut ku ligjeroi Gjuhën dhe Letërinë Shqipe Vitet e pasluftës nuk ka qenë i kyqur në strukturat shtetrore.Anashkalimi i tij nga këto struktura ka qenë i pakupueshëm për opinonin por evident dhe me prapavijë të një politike diferencuese si në kohën e regjimit komunist. Haxhi Kraki përveq veprimtarisë arsimore,pedagogjike dhe kulturore zhvillon edhe veprimtari publicistike dhe letrare në mënyr╒ kontinuitive.

Ka botuar këto libra :
  1. Kryengritje e Poezisë - 2009
  2. Zezona e Rriqnave - 2012
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Haxhi Kraki is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Haxhi Kraki
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes