Hamza Gora
Quick Facts
Biography
Hamza Gora lindi në 25 qershor 1939. Kreu në Kuçovë shkollën 7-vjecare (1946-1953) dhe Teknikumin e Naftës,Dega Prodhim (1953-1956) me rezultate të shkëlqyera.Hamzai filloi punë si Teknik Nafte në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës Patos, sektori i prodhimit (1956 – 1960) dhe shteti e sistemoi me shtëpi gjithë familjen në Fier. Gjatë kësaj kohe, ai u angazhua me skuadrën e futbollit të Patosit, ku spikati si futbollist, falë aftësive të tij fizike e teknike si edhe vullnetit, për tu stërvitur. Më pas do ta vazhdonte futbollin edhe me skuadrën e Apollonisë. Pas 4 vjetësh pune të palodhur, atij i del e drejta e studimit dhe bursa e shtetit për të studjuar në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakulteti i Inxhinjerisë së Gjeologji – Minierave,ku studioi për 5 vjet: 1961-1965. Në vitin 1965, Hamzai diplomohet Inxhinjer Gjeolog dhe emërohet në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës Visokë, Sektori 5, ku punoime përkushtim per dy vjetë. Hamzai gjatë 40 vjetëve, karrierë profesionale, shërbeu në sektorin e naftës në shumë detyra si: Inxhinjer Gjeolog, Shef Sektori e Kryeinxhinjer në Drejtorinë e Përgjithëshme të Naftës Fier (1967 – 1974); Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës Patos (1974 – 1978); Institutin e Naftës Fier (1978 – 1981); Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës Marinëz (1981 – 1992); Bankën e Shtetit Fier (1992 – 1995) ; Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës Marinëz (1995 – 1998). Ai punoi me pasion, devotshmëri, precizion të lartë, korrektesë e përgjegjshmëri, në sektorin nga më të vështirët e më të rëndësishmit e kohës, në Industrinë e Naftës, deri më 1998-kur doli në pension.