peoplepill id: haki-rushiti
HR
1 views today
1 views this week
Haki Rushiti
militair

Haki Rushiti

The basics

Quick Facts

Intro
militair
Work field
Gender
Male
Birth
The details (from wikipedia)

Biography

Haki Rushiti ishte nje ushtarak shqiptar i Luftës së Dytë Botërore dhe krijues i Çetës "Çamëria", nëpërmjet të cilës i krijoi dëme formacioneve të ushtrisë gjermane në Jug të Shqipërisë.

Jeta

Lindi në 13 maj 1905 në Konispol. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në vitin 1921 u regjistrua në një shkollë ushtarake në Itali nga ku u gradua me gradën toger.Në fillim të vitit 1941 u emërua kryetar i Komunës Markat. Më 2 shkurt 1943 në fshatin Markat të rrethit të Sarandës Rushiti krijoi Çetën "Çamëria", e cila ka qenë formacioni i parë luftarak ne Jug të Shqipërisë. Kjo çetë do ishte më vonë bërthama e parë e grupit të katërt partizane të Zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër. Më mbrapa ky formacion mori emrin Brigada e XIX-të Sulmuese. Ditët e para të krijimit të saj, Çeta "Çamëria" kishte ne rradhet e saj 50-60 veta dhe më vonë ky numer u rrit në 350. Shumica e luftëtarëve dhe komandantëve të këtij njësiti luftarak ishin nga Çamëria, kurse një pjesë e vogël nga Delvina dhe Kurveleshi. Komandanti dhe krijuesi i cetes ishte Haki Rushiti.

Aktivitetet luftarake te Cetes Cameria kunder okupatorve italo-gjermane mbulonin gjith Jugun e Shqiperise. Disa nga aksionet me ne ze te kesaj cete, ishin lufta per marjen e postave ushtarake te Sopikut dhe Sminecit ku te gjithe karrabinjeret italjane u dorzuan dhe nga ta u zu nje sasi e madhe municionesh luftarake qe me vone do te kthehej ne bazen luftarake per rezistencen e famshme te Konispolit. Lufta e Konispolit ishte lufta me e ashper dhe me e pabarabarte ku ceta Cameria me heroizem te pa shoqe i beri balle per me shume se nje muaj fuqise ushtarake Gjermane qe vinte nga Greqia dhe kerkonte te hynte nepermjete Qafe- Botes ne Juge te Shqiperise. Kjo lufte filloi me 5 gusht 1943 dhe vashdoje deri me 11 shtator 1943. Gjermanet ne perpjekje per te care rrugen drejte Jugut te Shqiperise, vune ne perdorim te gjithe arsenalin e tyre luftarake. Nate e dite, per me shume se nje muaj, tanket dhe artileria e rende gjermane se pushuan zjarin e tyre kunder pozicjoneve te cetes Cameria Ne kete beteje te pa barabarte qe vashdoi dhe trup me trup u vrane me shume se 200 gjermane, kurse nga ana e partizanve te cetes Cameria ngelen te vrare 12 partizane dhe u plagosur 17 vete.

Me mbrapa Shtabi i Pergjithshem me Enver Hoxhen ne krye e coptuan dhe shkermoqen kete informacion luftarake. I nderuan emrin nga ceta Cameria ne Thanas Ziko dhe me vone Lefter Talo . Komandatet e cetes si Haki Rushiti dhe drejtuesit e tjere u ndoqen dhe persekutuan dhe si perfundim identiteti dhe perpjekiet e kesaj cete u shduken plotesishte nga historia e Shqiperise. Haki Rushti I kërkohet të largohet nga drejtimi I Batalionit me pretekst se do të shkonte në batalion tjetër, por këtu ai kupton se qëllimi ishte elemini fizik I tij , se bindjet e tij nacionaliste nuk përkonin me qëllimin e Partisë Komuniste.

Pas kësaj Haki Rushiti rithemelon Batalionin Çameria , por këtë herë duke qenë pjesë e grupimit politik të Ballit Kombëtar. Në shtator të vitit 1944 largohet nga Shqipëria për tu vendosur në SHBA , ku ishte edhe një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar. Në vitin 1960 u akuzua nga Sigurimi I Shtetit si bashkëpuntor i Teme Sejkos , por kjo ishte një farsë siç qe edhe akuza ndaj Teme Sejkos. Vdiq në 25 maj 1965 në New York dhe u përcoll me nderime të shumta të organizuara nga Balli Kombëtar dhe organizata të tjera të emigracionit shqiptar në SHBA.

Referencat

  1. ^ Owen Pearson (2006). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III: Albania as Dictatorship and Democracy, 1945-99. I.B.Tauris. f. 147.  978-1-84511-105-2. Haki Rushiti, played an important part in connection with disturbances fomented by Greece in Albania and Camerija 
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Haki Rushiti is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Haki Rushiti
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes